Një ngjarje e rende sotme në qytetin e Stade, në veri të Germanise ka tronditur vendin. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar është një burrë 45-vjeçar i lindur në Gjermani, me prejardhje turke. Ai dyshohet se vrau gjashtë persona në një qendër për nëna dhe fëmijë, ndërsa motivi paraprak lidhet me një konflikt për kujdestarinë e fëmijës së tij dhe jo me terrorizëm.
Gjashtë persona humbën jetën në një sulm me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë. Sipas policisë, autori i dyshuar është një 45-vjeçar i lindur në Gjermani, me prejardhje turke, i cili u arrestua pak pas ngjarjes.
Hetimet paraprake tregojnë se sulmi lidhet me një mosmarrëveshje familjare për kujdestarinë e vajzës së tij tre muajshe. Viktimat ishin punonjës të qendrës, ndërsa foshnja dhe nëna e saj nuk u lënduan.
Autoritetet gjermane kanë konfirmuar se nuk ka rrezik për opinionin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.










