Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se politikat e tij të gabuara po e çojnë vendin drejt një situate ku qytetarët, për arsye ekonomike, detyrohen të kërkojnë pasaporta bullgare për të siguruar punë dhe jetë më të mirë në Evropë.
Në një intervistë për Alsat, Filipçe tha se gjithnjë e më shumë qytetarë po kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit, pasi, sipas tij, pagat në Maqedoninë e Veriut nuk u mundësojnë të përballojnë shpenzimet e jetesës.
“A e dini që numër shumë i madh kërkojnë punë në Evropë dhe për arsye ekonomike kërkojnë të pajisen me pasaportë bullgare? Pa komb do të mbesim! Ne me Hristijan Mickoskin do të mbetemi pa komb. Kjo do të ndodhë, ta dini”, deklaroi Filipçe.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












