Sekretari organizativ i Lëvizjes BESA dhe kanidat për deputet i VLEN, Adnan Azizi, ka deklaruar se në munges të aktivistëve partiak në Tetovë, BDI po përdor policinë për të kërcënuar qytetarët dhe rininë e VLEN-it që të votojnë për “Frontin Europian”.
“Unë në emër të koalicionit VLEN dhe si sekretar organizativ i Lëvizjes BESA, këtë stacion të policisë e shpallim si shtab të BDI-së. Pasiqë Shefik Bajrami u emërua kryeshef në mënyrë jo ligjore, pasi me ndryshimin e Qeverisë, pra me Qeverinë Teknike që është Qeveri për t’i organizuar zgjedhjet, në mënyrë joligjore Shefiku emërohet kryeshef i SPB-Tetovë. Ministri i Punëve të Brendshme kishte emëruar 15 kryeshefa për t’i ndërruar, 14 u pranuar, vetëm Shefiku nuk u ndërrua në mënyrë joligjore, po e përsëris në mëlnyrë joligjore. Për mos ndrrimin e Shefik Bajramit, janë edhe bisedat nga shërbimet juridike që kanë thënë se kjo është në mënyrë joligjore dhe si e tillë është e papranueshme ligjërisht. Kurse kryeministri teknik ka thënë se unë jam ligji këtu dhe në bazë të burimeve që i posedojmë ne, BDI i ka të thënan në bazë të të gjitha anketave që i ka bë se në Zonën Zgjedhore 6 do të humbë me humbje të thellë dhe i ka thirrë të gjithë kuadrot që i ka në polici, duke iu thënë se kush është i gatshëm të marrë përgjegjësi, me shërbimet, me policinë, me inspektorët ta bëjë ndryshimin në Zonën 6, askush nuk ka pranuar”, ka deklaruar Adnan Azizi nga Vlen. Sipas Azizit, në munges të strukturave në zonën e gjashtë zgjedhore, BDI po keqpërdor policinë.
“Në zonën 6 nuk ka BDI, por strukturën e BDI e zëvendëson struktura e policisë, shërbimet dhe inspetoriatet e ndryshme që e fillojnë presionin shantazhin dhunimin e qytetarëve nga punonjësit e policisë, duke u thënë: “Do jesh me ne apo do të ta ndryshojmë vendin e punës, do jesh em ne apo do të largojmë nga vendi i punës. Pastaj vazhdon në çdo biznes privat, që i detyrojnë njerëzirt që të shkojnë në ç’do tubim privat të BDI-së ose gjithë të punësuarit në administratën shtetërore i kërcënojnë duke iu thënë se nëse nuk vini në tubimin e BDI-së do të ju largojmë nga puna. Dhe kjo është ajo mënyra staliniste, mënyra komuniste, që vepron ‘Fronti Evropian’, po sikur Putini në Rusi dhe Vuçiqi në Serbi, njëjtë edhe Ali Ahmeti në Maqedoni. Andaj apeli im do të ishte që të mos bëni ftesa, ne këtë kryeshef të zyrës së BDI-së, jo të policisë e shpallim të paqenë dhe nuk e njohim si të tillë, plasi që është vetëm një militant i BDI-së”, ka theksuar sekretari organizativ i Lëvizjes BESA.
Azizi ka shpalosur edhe fotografi ku siç thotë, janë të kryeshefit të SPB-së në Tetovë, i cili duket nëpër tubime dhe aktivitete të BDI-së.