Ish deputeti Bekim Fazliu ka adresuar akuza ndaj Frontit Europian ku sipas tij kërkojnë vota nga shqiptarët e ende janë me Vuçiqin dhe Ballkanin e Hapur.
Ja postimi i plotë:
“Kujt ia kishe marrë mendja, ë!
Edhe 2 ditë janë ZGJEDHJET! Kryeministri i parë tekno- historik i Frontit, ministri i Punëve të Jashtme që garon për të Parin President, bashkë me të gjithë ‘Horrat’ e tjerë, edhe në këto ditët e fundit kur kërkojnë votat tona simbolike, akoma janë me Vuçiqin në “Ballkanin e Hapur”! Burgjet akoma janë të mbushura me shqiptarë të pafajshëm! Akoma nuk ka zgjidhje për statusin e ish-ushtarëve të UÇK-së! Nxënësit shqiptarë në Çashkë, akoma nuk mund të mësojnë në gjuhën shqipe. Mungon Abetarja e unifikuar, tekstet shkollore vazhdojnë të ofendojnë shqiptarët. Akoma jemi populli 20%! Vazhdon eksodi i shqiptarëve nëpër botë. Vazhdon rritja e çmimeve, sigurimi i idares po bëhet çdo ditë e më i vështirë. Vazhdon të shtohet fukarrallëku!
Kjo është e vërteta e vetme! Gjithçka tjetër është teatër! Teatër i atyre që kanë vjedhur miliona, teatër i atyre që më mirë ‘vdesin’ sesa t’i lëshojnë kolltuqet! Më qartë dhe më pastër se kaq, nuk ka ku shkon! Boll më!
P.s Kur jemi te numrat. Ju jeni mjeshtër të PR-it të lavdeve! ASGJË s’është sheshi për ju! JU 400 mijë i keni degendisur nëpër botë dhe nuk e bëni aq të madhe! Me qindra i keni futur burgjeve edhe pse janë të pafajshëm, e as që ju bëhet vonë! Për ju është gjëja më e thjeshtë t’i nxjerrni ‘Rrogëtarët’ në Shesh!l” – shkruan në facebook ish deputeti Bekim Fazliu. /tetova1/