KSHZ publikon rezultatet e 99.03 % të votave, ja si qëndrojnë kandidatët për President

Autori

Autori

Portali Tetova

April 25, 2024, 08:04

Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikoi mëngjesin e sotëm në ueb faqen e tij tregojnë se nga pothuajse 100 për qind e votave të përpunuara, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka fituar më shumë vota në zgjedhjet e djeshme presidenciale, 362.682 (40,08%) para Stevo Pendarovskit nga LSDM me 180.306 (19,93%).

I treti është Bujar Osmani nga BDI me 120.903 (13.36%), Arben Taravari nga koalicioni Vlen ka 83.356 (9.21%), Maksim Dimitrievski nga ZNAM me 83.787 (9.26%), Biljana Vankovska e mbështetur nga e Majta 41.172 (41%) dhe Stevço Jakimovski nga GROM ka 8103 (0,90%).

Dallimi ndërmjet dy kandidatëve shqiptarë është 37 538 vota në favor të Bujar Osmanit.
Kandidati i Frontit Europian ka fituar në shumicën e komunave shqiptare, derisa Arben Taravari nga VLEN ka fituar në Komunën e Gostivarit dhe të Tearcës.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve KSHZ i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Për zgjedhjen e presidentit në raundin e parë është e nevojshme që njëri prej kandidatëve të fitojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar, pra 907.159 vota. Duke pasur parasysh se askush nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, do të organizohet raundi i dytë në të cilin do të jenë dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota – Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski.
Raundi i dytë zgjedhor do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Këto janë zgjedhjet e shtata të drejtpërdrejta presidenciale që nga pavarësia e vendit. Të mëparshmet janë mbajtur në vitet 1994, 1999, 2004, 2009, 2014 dhe në 2019

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_8953
Ahmeti: I dijmë marrëveshjet në podrumet e kuqe, do i nxjerim dhe do i turpërojm ë
IMG_8957
KSHZ-ja i komunikon mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare
IMG_8953
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe
IMG_8688
Negociatat VMRO-VLEN/ Javën e ardhshme përbërja e re Qeveritare?!
aksident-2-1
Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar
D35038FC-FFE2-482F-BE63-BF67FB634B5F-696x419
Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!

DIASPORA