Ali Ahmeti: Për BDI-në në opozitë nuk vendos Mickoski – por qytetarët!

Autori

Autori

Portali Tetova

April 27, 2024, 03:04

Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë.

Ky ka qenë mesazhi i liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, gjatë një tubimi partiak në Kërçovë, teksa ka komentuar zhvillimet dhe paralajmërimet pasgjedhore që vijnë nga tabori I opozitës maqedonase.

“A ju kujtohet Zoran Zaevi, kur doli para katër viteve – BDI në opozitë. Kështu thoshte. Del VMRO-ja e Mickoskit thotë – do marrë të tjerë unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë. Nuk është Mickoski ai që vendos se a do të shkojë BDI-ja në opozitë. Jeni ju – populli” – tha Ahmeti.

Lideri I integristëve, Ali Ahmeti, bëri thirrje që të ulen tensionet, duke pohuar se qëllimi i Frontit Evropian është anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE.

“Është mirë të reflektojnë. Unë nuk dua as skena nacionaliste e as skena patriotike. Edhe për njërën edhe për tjetrën jam I gatshëm edhe me shpatë. Por, vendi ynë e ka vendin në Evropë. Jo rastësisht jemi bërë të gjithë bashkë” – tha Ahmeti.

“BDI në opozitë” ka qenë refreni kryesor i VMRO-DPMNE-së, thirrje kjo që ka nisur që në parafushatën zgjedhore, kurse u konfirmua natën e 24 prillit, kur Mickoski duke e ndjerë tashmë veten si mandatar i ardhshëm për formimin e qeverisë, bëri publike preferencën që opozita shqiptare të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. /tvklan.mk/

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
IMG_9052
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë - Shkup, rrokulliset kamioni (VIDEO)
IMG_9043
Kritikat e Frontit Europian / Mexhiti: Ai që humb ka të drejtë të qajë dhe vajtojë
Sasho-Mijalkov-1
Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten
IMG_9038
Valixhja para komunës së Çairit, Zejdi: Nuk jam pjesë e atij skenari
IMG_9037
Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor
IMG_9036
Rivotimi i të mërkurës, VLEN dhe VMRO thonë se do të marrin nga një deputet nga Fronti Evropian

DIASPORA