Besimtarët mysliman po bëjnë përgatitjet e fundit për festën e Kurban Bajramit por pjesa dërrmuese e tyre do të jetë të privuar nga therja e kurbanit për shkak të rritjes marramendëse të çmimit të kafshëve. Një dash sot shitej deri në 700 euro ndërsa mbi 2000 euro shiteshin kafshët e madh. Disa qytetarë madje dyshojnë edhe biznes me kurbanet.
“700 euro është ky? Po e ky? Edhe ky 700, ai 700, ky 600, ky 500.
“Çmimi i këtij kurbani për këtë vit shkon deri në 700 euro ndërsa më i liri sipas blegtorëve çmimi është 200 euro”, raporton Avni Tahiri, gazetar.
Ndërsa çmimi i dashit mbërrin deri në 700 euro, çmimi i kafshëve më të mëdha shkon në mbi 2 mijë euro. Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve është pagesa mbi 1000 euro për barinj të cilët edhe me këtë çmim nuk mund të gjenden, por edhe puna e vështirë dhe rritja e shpenzimeve në blegtori.
“S’ka barinj, rëndë është, vjen dy ditë dhe ikën, çfarë thonë blerësit për këto çmime? Ai që e ka ndërmend të blejë e paguan ndërsa ai që së ka i dukët shumë, nuk e ka ruajt vetë të shohë si është”, tha një shitës.
“Kur është malli i mirë s’bën të pyesësh për çmime, e merr dhe kryhet. Unë jam nga Suedia, erdha për shkak të Bajramit, çdo vit vijmë për kurban Bajram. Dhe e ke vendosë të blesh këtë dash i cili kushton 700 euro. Po, ky është më i mirë në pazare dhe duket” , u shpreh një blerës.
Disa blerës ankohen për çmimet e larta të kurbanit për këtë vit.
“Shumë shtrenjtë këtë vit, ke nga 500, 600 euro, duhet çmimi të jetë real e jo të bëjmë biznes, ja i dhashë para, 200-370 euro nuk ma dha”, tha një tjetër blerës.
Edhe pse disa u shprehen se çmimet janë tepër të larta kishte nga ata që nuk u menduan dy here.
“300 -400, me shëndet u shërbefshi, ta hani me shëndet edhe ju” .
Besimtaret mysliman të dielën kremtojnë festen e Kurban Bajramit. Sipas njoftimit të Bashkësisë Fetare Islame, koha e faljes së Kurban Bajramit do të jetë në ora 05:38./Alsat.mk