Ekonomi

Pas tridhjetë viteve në mërgim, Valon Maqellara kthehet në Dibër dhe hapi restorantin më të mirë në Maqedoni me specialitete italiane!

Autori

Autori

Portali Tetova

June 18, 2024, 12:06

Opinion ynë është i lodhur nga storie të ditë për ditshme për largimin e rinisë nga vendi dhe zbrazja e vendbanimeve të tëra, prandaj një freski të vërtetë paraqet shembulli i Valon Maqellarës, i cili pas disa dekadave në mërgim është kthyer për të zhvilluar biznes në vendlindjen e tij në Dibër.

Valon Maqellara është larguar nga Dibra për në Itali para tridhjetë viteve.
“Ishin kohëra të vështira. Në njërë anë varfëria, papunësia, mungesa e perspektivës, në anën tjetër përndjekjet dhe presionet politike. Nuk kishim rrugëdalje përveç se t’ia mësyejmë Perëndimit”, rrëfen ai për portalin Lideri.mk, duke evokuar kujtimet e para tri dekadave dhe duke treguar shkaqet pse u largua nga vendlindja.
“Edhe unë u detyrova të largohem dhe fati më dërgoi në Itali. Atje mora edhe familjen dhe filluam jetë gurbeti. Malli për Dibrën ka qenë çdo herë i pranishëm, kurse ditën që u riktheva mund ta quaj lirisht ditëçindjen time të dytë”, shprehet ai.
Valoni para një muaji e gjysëm ka hapur dhe me sukses po e menaxhon restorantin “La Casa Mia”, i cili menjëherë është bë një ndër restorantet më të mira me specialitete italiane në Maqedoni, si dhe një vend i preferuar edhe për dibranët por edhe për vizitorët nga qytete tjera që vizitojnë Dibrën. Ai shprehet mjaft i kënaqur nga puna dhe suksesi në restorantin e sapohapur, ku ka sjellur edhe një kuzhiner të njohur nga Italia, por ku mund të gjeni edhe gatime tradicionale dibrane.
“Me të vërtetë jam i kënaqur edhe pse jemi ende në fillim. Dibra është qytet i vogël por dibranët kanë shije të rafinuar për ushqim, veçanërisht kur kemi këtu edhe mërgimtarët tanë të cilët knë shijuar ushqime në qytetet dhe restorantet më të njohura botërore, prandaj kam vendosur të sjell edhe kuzhinierin nga Italia i cili është mjaft i njohur atje. Ne po bëjmë maksimumin dhe shpresoj se do t’ia dalim”, shprehet Valoni me optimizëm.

Para se të kthehet në vendlindje, ai ka jetuar dhe punuar afër Venecias, një ndër regjionet më të bukura në Evropë dhe në botë, por ai me mendje vazhdimisht ka qenë në vendlindje.
“Për mua Dibra është më e u bukur se Venecia dhe se çdo vend tjetër, mendja dhe zemra ime gjithmonë ka qenë këtu. Me të vërtetë jam falënderues për mundësitë që mi ka ofruar Italia, ku kam jetuar aq shumë kohë me familjen, kurse djali im është sportist i njohur në sportin e ragbit. Mirëpo ëndërra ime ka qenë që të kthehem këtu dhe këtu ta përmbylli karrierën time deri në pension, shpresoj se kjo ëndërr do të më realizohet”, thotë Valon Maqellara.
Ai, si çdo shqiptar, është i brengosur për zbrazjen e vendit nga rinia, dukuri Dibrën e ka prekur më herët se qytetet tjera.

“Porosia ime do të ishte që ikja nga vendlindja të jetë opsion i fundit, e jo opsion i parë siç është bë për shumë të rinj. Po ju flas nga përvoja ime 30 vjeçare jetësore në mërgim. 100 euro atje ka vlerë më pkj se 50 euro këtu. Poashtu edhe malli për vendlindje është i madh. Prandaj rinia të bën çmos që ta gjejë veten këtu, e nëse nuk mund të gjinden këtu atëherë të përcaktohen për t’u larguar”, është porosia e Valon Maqellarës./Lideri

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!

Më shumë nga kategoria

IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_3033
Era e fortë ka shkulur pemë, degë dhe një shtyllë në Kumanovë
IMG_3029
Burri nga Tetova shantazhohet nga një femër që kishte qenë në lidhje jashtmartesore, duke i marrë 20 mijë euro
IMG_3024
“Lista e zezë” amerikane, Ageler: Do të shtohen emra të rinj
lsdm-4-1-750x430-1-1
LSDM: Kemi një plan prej tre pikash për zgjidhjen e krizës në Shkup
IMG_3011
Vjosa Osmani ia “tregon dhëmbët” Qeverisë Kurti
IMG_3022
Djali i kryetarit të një komune në Turqi ka vdekur në burgun e Shutkës