Maqedoni

Adina Osmani nga Universiteti i Tetovës, fituese e çmimit “Unaza Inxhinierike”

July 12, 2024, 12:07

Rektori i Universitetit të Tetovës Prof. Dr. Jusuf Zejneli dhe dekani i Fakultetit të Shkencavebtë Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi, më 11 korrik 2024 morën pjesë në evenimentin e Unazës.

Inxhinierike që u organizua nga Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë së Veriut dhe Asociacioni i Shoqatave të Inxhinierëve. Këtij aktiviteti, për herë të parë i është bashkuar edhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës.

Unaza Inxhinierike është çmim që u jepet studentëve të diplomuar në Republikën e
Maqedonisë së Veriut me notë mesatare më të lartë, ndërsa këtë vit, Komisioni për verifikimin e dokumenteve të kandidatëve të nominuar për çmimin e Unazës Inxhinierike, ka përzgjedhur edhe studenten e Universitetit të Tetovës, Adina Osmani nga programi studimor Inxhinieria e Komunikacionit – Transportit në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, si një ndër fitueset e Unazës Inxhinierike, bashkë me 14 kandidatë të tjerë.

Institucioni Inxhinierik i Maqedonisë së Veriut, është organizata më e madhe dhe më e
vjetër që i bashkon inxhinierët nga të gjitha disiplinat, duke ndjekur angazhimet e tyre për t’u përballur me sfidat – përmirësimin e klimës sociale për inxhinierinë dhe inkurajimin e të rinjve për të zgjedhur një profesion në inxhinieri. Nga viti 2003 kjo organizatë ka qenë zëri i inxhinierisë mes të rinjve, e cila vendos për ndarjen e Unazës Inxhinierike.

Shtatë vjet më vonë, këtij misioni i bashkohet edhe Dhoma e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Autorizuar në bashkëpunim me Presidentin e vendit, në një manifestim që tradicionalisht mbahet në Ohër, ndërsa këtë vit pjesë e këtij eventi ishte edhe Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i UT-së.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm shumë personalitete si Ministri i Arsimit, rektorët dhe dekanët e të gjitha fakulteteve dhe universiteteve pjesëmarrëse në eveniment.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza