Maqedoni

Ageler: SHBA është këtu të mbështesë, jo të ndërhyjë!

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 14, 2024, 12:07

Ambasadorja amerikane Angela Ageler thotë se SHBA-ja është partneri strategjik më i rëndësishmi për Maqedoninë e Veriut.

Ageler në një intervistë për Programin 200 në Alsat tha se qëllimi i Shteteve të Bashkuara është mbështetja dhe jo ndërhyrja në çështjet e brendshme të vendit. Ajo theksoi se është e neveritshme që Gjyqësori ka vetëm 2 për qind besim.

Gazetari: Kishim kryeministrin të thoshte se po bëhet praktikë që ambasadorët të ndërhyjnë në çështjet ndërkombëtare të shtetit tonë. A jeni dakord me këtë, që ju ndërhyni?

“Shpresoj se ai nuk e kishte fjalën për mua. Dhe nuk është kurrë qëllimi ynë të ndërhyjmë. Gjithmonë ka qenë shpresa jonë për të mbështetur. Vendimet që merren në Këshillin Gjyqësor, apo sinqerisht, në çdo organ tjetër brenda gjyqësorit, janë vendime vetëm të drejtuesve të këtij vendi. Ne nuk themi se kush duhet të ulet në asnjë gjykatë. Ne nuk themi se kush duhet të jetë anëtar i asnjë këshilli. A është i përhapur korrupsioni brenda gjyqësorit? Po. Kur mbështetja dhe besimi i publikut ndaj gjyqësorit është 2 për qind, kjo është e neveritshme. Kjo është një aktakuzë e procesit”, tha Angela Ageler, Ambasadore amerikane.

Lidhur me emrin kushtetues të vendit, Ageler tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të respektohen me qëllim që vendi të ecë para. Sipas saj ishte presidentja ajo që nuk përdori emrin e ri gjatë betimit, por nuk mund të thuhet se një të tillë e bënë edhe anëtarët e Qeverisë.

“Nuk mendoj se e kanë bërë kryeministri apo ministrat e tij. Është për të ardhur keq që Presidentja, kur bëri betimin e saj, nuk përdori emrin kushtetues. Mendoj se kemi parë që kjo ka rezultuar në një diskutim të vazhdueshëm nëse është jashtë presidencës apo jo, jashtë atij kabineti, çfarë thonë deklaratat, si duken dokumentet, gjëra të tilla. Sinqerisht, kjo është një shpërqendrim nga çështjet që janë të rëndësishme për votuesit e këtij vendi”, Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Ageler në intervistë tha se ka marrë njoftime nga Qeveria e re se kontrata e “Bektel&Enkës” për ndërtimin e Korridoreve nuk do të ndërpritet. Sa i përket “listës së zezë” amerikane ajo theksoi se pret që autoritetet të zbatojnë ligjin. / Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_9887
E fundit/ Aksidenti i rëndë - Nxirret nga lumi makina bashkë me tre trupa të pajetë
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje