Maqedoni

Rasti “Gërçeci”, Prokuroria me aktakuzë për 5 persona: Grupi kriminel ndërkombëtar ka vepruar prej vitit 2019, deri në vitin 2021

Autori

Autori

Portali Tetova

July 16, 2024, 12:07

Pas kryerjes së një procedure hetimore gjithëpërfshirëse që është zhvilluar që nga fillimi i këtij viti në rastin “Gërçec”, prokurori në fjalë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka dorëzuar aktakuzë kundër pesë personave në Gjykatën Themelore Penale-Shkup.

Siç thekson Prokuroria, sipas përshkrimit të cituar në pjesën e parë të dispozitave të aktakuzës, tre të pandehurit si pjesëtarë të grupit kriminel ndërkombëtar të organizuar, kanë kryer vepër penale “Prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”.

Sipas Prokurorisë, ata si pjesëtarë të grupit të organizuar kriminel ndërkombëtar, së bashku me persona tjerë, nga të cilët, një pjesë që dyshohen se kanë lidhje me lëndën, janë të paarritshëm për organet e ndjekjes, një pjesë kanë vdekur, ndërsa një pjesë janë dënuar.

Të gjithë kanë vepruar së bashku, secili në rolin e tij të furnizimit të paautorizuar, transferimit, mbajtjes, shitjes dhe ndërmjetësimit në shitblerje. Në disa raste gjatë vitit 2020, tre të pandehurit janë përfshirë në blerje të paautorizuar të 15,005 kilogramëve drogë narkotike – kokainë, transferimin dhe lëshimin e saj në qarkullim në shtet.

Grupi kriminel ndërkombëtar, anëtarë të të cilit janë të pandehurit, ka vepruar në periudhën kohore prej datës 14.06.2019 deri më datë 09.03.2021, gjatë së cilës në disa raste ka kryer blerjen e paautorizuar të lëndës narkotike – kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, duke organizuar transferimin përmes rrugëve ujore në vendet evropiane.

Transferimi i paautorizuar i lëndës narkotike – kokainë e destinuar për shitje të paautorizuar në Republikën e Maqedonisë nga Mbretëria e Belgjikës dhe nga Republika e Shqipërisë përmes Kosovës është organizuar nga njëri prej të dyshuarve të rastit – i paarritshëm për organet e rendit, i cili është organizator i grupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Dy të pandehurit e tjerë akuzohen se kanë kryer vepra penale, shoqërim kriminal nga neni.394 paragrafi 3 dhe Vrasje nga neni.123 paragrafi.2. paragrafi 5 i Kodit Penal. Gjegjësisht në periudhën kohore nga dhjetori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, organizatori i dyshuar i grupit kriminel të lartpërmendur i cili është në arrati, së bashku me një person tjetër, i paarritshëm për organet e ndjekjes dhe dy të vdekur kanë krijuar një grup kriminal i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprës penale hakmarrje dhe vrasje me porosi.

Pjesëtarë të grupit përveç dy të vdekurve, u bënë edhe dy të dyshuarit në lëndë – të paarritshme për organet e ndjekjes, si dhe dy të akuzuarit. Organizatorët e grupit kriminel kanë përgatitur plane dhe kanë marrë vendime për atë se kush, kur, ku dhe në çfarë mënyre të privohet nga jeta. Vendimet i kanë marrë personalisht ose përmes pjesëtarëve të grupit kriminel të organizuar, të cilët i kanë pranuar dhe zbatuar, ndërsa marrëveshjet, urdhëresat dhe udhëzimet janë drejtuar në kontakte të drejtpërdrejta ose përmes telefonave të koduar në të cilën është konstatuar aplikacioni “SKY”.

Kështu, organizatorët, në bazë të njohurive të mëparshme në të cilat ishin të bindur plotësisht, se një person dyshohet se ka qenë pjesëmarrës dhe udhëheqës në shkëmbimin e zjarrit në hotelin “Aleksandar Palas” në Shkup, ku disa nga anëtarët e grupit janë qëlluar me armë zjarri, filluan të bëjnë planin për t’i marrë jetën personit.

Pasi morën vendimin për ta vrarë, ata angazhuan dy të pandehurit dhe një person tjetër tashmë të ndjerë, duke u dhënë urdhër që të ndiqnin lëvizjet e tij. Pas disa tentativave të pasuksesshme më datë 05.03.2020, të pandehurit dhe tashmë i ndjeri, duke përdorur aparate sinjalizuese dritë – flasher, kanë ndaluar veturën në të cilën ndodhej personi që ishte objektivi i tyre me tre persona të tjerë dhe e kanë vrarë me automatik dhe pistoletë, megjithatë duke vrarë edhe një person i cili ishte i ulur pas tij.

Me aktakuzë, prokurori në fjalë ka paraqitur edhe propozim të veçantë për të pandehurit për vazhdimin e paraburgimit për shkak të mundësisë që të pandehurit të ikin apo të përsërisin veprën penale.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2233
Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York
IMG_2232
32-vjeçari nga Maqedonia arrestohet në Kroaci: Pa patentë shoferi shkakton aksident trafiku
IMG_2228
TURQIA NË SHOK: Restoranti i njohur ka vendosur fshehurazi MISH DERRI në produktet e tij

DIASPORA