Temperaturat e larta kanë detyruar bujqit që të përshtatin orarin e punës. Nëse para rritjes së temperaturave punonin nga ora 7:00 e mëngjesit tani ata punojnë nga ora 3 e mëngjesit deri në ora 7:00, në këtë mënyrë të organizimit të orarit të punës thonë se po mënjanojnë të nxehtin.
Milazim Alilin e takuam duke shitur shalqinj. E për të arritur ky produkt bujqësor në treg, Milazimit i është dashur që natën të shndërrojë në ditë. Në këtë mënyrë thotë se i shmang edhe temperaturat e larta.
“Tani na kapi edhe i nxehti, temperaturat gati 50 gradë, malli prishet në arë, dalim këtu dhe shesim apo nuk shesim nuk i dihet, në qiell të hapur punojmë, nëse vjen dikush të blejë mirë nëse jo çfarë të bëjmë. Në arë në sa ora shkon? “Në arë shkojmë në ora 4 apo 5 në mëngjes dhe deri në ora 7 apo 8 ikim se temperaturat e larta, breshëri më herët dhe tani edhe i nxehti s’mund të mbulojmë harxhimet” , deklaroi Milazim Alili – bujk.
“140 denarë, domethënë nga 20 denarë kilogrami? Po nga 20 denarë, unë çdoherë marr nga ky, ka shumë mall të mirë”, tha Alili.
“Për të kaluar temperaturat e larta, bujqit e kanë organizuar më ndryshe orarin e punës. Punojnë nga ora 3 apo 4 të mëngjesit dhe deri në ora 7 të mëngjesit”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.
“Po, ndaj prodhimit ka ndikuar shumë, duhet të vaditen shumë që të mbijetoj diçka. Në sa ora zgjoheni që të shkoni në arë? Diku nga ora 4:00 apo 4:30 deri në ora 9:00 – 9:30 më së shumti mund të punohet. Kjo është mënyra për të tejkaluar të nxehtin. Po për të ikur temperaturat. Ndikon keq ndaj prodhimeve? Po, ja nga breshëri ka rënë por edhe është nga i nxehti dhe dielli ka pika e kjo është nga breshëri”, tha Zllatko Serafimovski – bujk.
Nëse disa javë më parë bujqit kishin dëme të shumta nga breshëri dhe shiu i rrëmbyeshëm, tani problem shtesë për ta është i nxehti i cili ka shtuar dëmet të shumta në prodhimet bujqësore, gjë që sipas tyre e gjithë kjo do të reflektoj me rritjen e çmimeve në treg shkaku i importit të prodhimeve bujqësore. /Alsat.mk