Maqedoni

Nën organizimin e Tetova Car Show, në Bërvenicë të Tetovës/ U ekspozuan makina në vlerë nga 5 mijë deri në 800 mijë euro

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 5, 2024, 12:08

Kishin ardhur nga gjitha qytetet e Maqedonisë. Nuk munguan as mërgimtarët me makinat e tyre luksoze në takimin vjetor të makinave në komunën e Bërvenicës në Tetovës nën organizimin e Fisnik Hajdarit dhe Muhamed Selimit u organizua Tetova Car Show, shkruan Alsat.

Kishte makina nga 5.000 euro e deri në 800.000 euro. Por më e veçanta e “Takimit të makinave”, ishte ky golf i serisë një. Datonte që nga vitet e tetëdhjeta, megjithatë, dukej i ri dhe i bukur.

“Vetura është e 81-shit. Vlerën e ka dhjetë mijë euro aq ka dal deri tani. Jam shoferi i parë i kësaj makine. Është makinë 2.0 golf një GTI. Ne në familje e kemi që nga 93-shi, dhe e kemi rregulluar krejt”, tha Muhamed Qamili, pronar i makinës.

Golf 1 ishte ndër më të vjetrat në këtë takim të veturave, por, vetëm disa metra më tej, ballë i bënte makina më e shtrenjtë dhe më luksoze. Drejtohej nga një mërgimtar. Elmedin Ramadani thotë se kjo makinë e plotëson atë si vozitës, por nuk mohon se mirëmbajtja kushton pothuajse sa dy makina të zakonshme në vit.

“Është Lamborgini uragan spider, janë 600 kuaj fuqi. Desha të marr ferarin por kjo më jepte më shumë adrenalinë. Krejt komplet kostoja më ka dalë 420.000 euro. Unë deri në 310 kilometra në orë e kam drejtu ma shumë jo”, u shpreh Elmedin Ramadani, pronar i makinës.

Ndërkohë Ajsha Alii nga Shkupi, drejtonte një Doxh amerikan me 300 kuaj fuqi.

“Është Dodge amerikan me 300 kuaj fuqi. Unë kam dëshirë të marr pjesë në këto evente të makinave të veçanta. Çmimi i kësaj makine është 30.000 por e mbajmë se nuk e vozisin gjithnjë por vetëm kur ka evente”, theksoi  Ajsha Alii, pronare e makinës.

“Makina është origjinale kështu old timer. Më pëlqen shumë dhe e ruaj që prej dy vitesh. Është e vitit 1988 por ka vetëm 95.000 km.  Është shumë i ruajtur. E kam paguar 5000 por se shes s’ka vlerë që e paguan. Kam ardhur me këtë nga Gjermani. E kam për qejfi s’ka para që ma paguan”, tha Dritan Salii, pronar i makinës.

Në këtë ngjarje Zajko Alimi nga fshati Siniçan ishte atraksioni i mbrëmjes. Motori i tij Suzuki, kishte zhurmë unike.

Takimi përfundoi me zgjedhjen e makinave më të mira./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

IMG_1752
14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit
IMG_1850
Ahmeti uron presidentin e SHBA-së, Donald Trump: SHBA-të janë aleati ynë më i rëndësishëm
IMG_1696
Banorët e Gazës për herë të parë pas 471 ditësh u zgjuan në një mëngjes pa bombardime
IMG_1887
Durmishi: Viti 2025, vit i projekteve të mëdha infrastrukturore!
IMG_1756
Njihuni me kandidatin e veçantë për deputet në Kosovë, synon veshjen kombëtare ta fus në Kuvend: Do t’i vesh për 365 ditë

Mos e humb

IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”