Maqedoni

Aksidenti në afërsi të Bllacës, Prokuroria nis hetimet ndaj shoferit të autobusit të NTP-së

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

August 13, 2024, 02:08

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër 51 vjeçarit nga Shkupi duke vepruar sipas kallëzimit penal për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

I dyshuari, më 12 gusht, si pjesëmarrës në komunikacionin rrugor publik, duke drejtuar autobusin në pronësi të NTP Shkup në rrugën komunale Shuto Orizarë – Orizarë e Epërme, nuk i ka respektuar rregullat dhe me këtë ka rrezikuar komunikacionin publik dhe ka rrezikuar personat tjerë.

“Kur ka ardhur në afërsi të një kryqëzimi me një rrugë shërbimi që lidh rrugën komunale me rrugën “Aleksandar Urdarevski”, ka vepruar në kundërshtim me nenin 25 paragrafi 1 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, kështu që ka kthyer autobusin në të majtë për të shmangur mbeturinat që ndodheshin në anën e djathtë të rrugës dhe ka kaluar në anën e majtë, pra në një pjesë të rrugës që synohet për lëvizjen e mjeteve nga drejtimi i kundërt”.

“Veprimin e ka bërë pa kujdes, pa u siguruar më parë se mund ta bëjë pa rrezik për pjesëmarrësit e tjerë të trafikut, duke mos marrë parasysh pozicionin, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Si pasojë e dështimit të lartpërmendur, autobusi në pjesën e përparme të majtë është përplasur me veturën “Ford Galaxy” me targa të Shkupit, e cila drejtohej nga një 17-vjeçar i cili nuk kishte të drejtë të drejtonte automjetin”.

“Gjatë goditjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjeri i tij në veturë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në rrezik për jetën”.

“Prokurori publik kompetent për të dyshuarin propozoi masa parandaluese – konfiskim të përkohshëm të dokumentit të udhëtimit për kalim të kufirit shtetëror, konfiskim të përkohshëm të patentë shoferit, ndalim për dalje nga vendbanimi, si dhe detyrimin që të paraqitet rregullisht në gjykatë”, thonë nga MPB.

Ndryshe, aksidenti i ka ndodhur dje në afërsi të Bllacës, ndërsa një 17-vjeçar humbi jetën, ndërsa një 13-vjeçar pësoi lëndime të rënda.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike