Kryeministri Hristijan Mickoski nuk heqë dorë nga premtimi për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorisë, përcjell TV21. Edhe përkundër vërejtjeve nga Bashkimi Europian dhe SHBA-të, Mickoski këtë ide vazhdon ta arsyetojë me besimin e ulët që qytetarët e kanë në sistemin gjyqësor, ndërsa thotë se është i hapur për të pranuar propozime të tjera në lidhje me përmirësimin e gjendjes në gjyqësor.
“Askush s’mund të ma ndrydh krahun, jam i madh falë Zotit. Ejani jam i gatshëm të bisedojë me të gjithë ju. Jepni propozim,, kështu nuk shkon. 2% besim te qytetarët. Ndërsa teza se ja ia ndrydhën krahun Mickoskit, tash lëshoi, është marrëzi. Ma shtrembërojnë krahun 6 vjet. Nuk paskemi kapacitet të këtillë, të atillë, por e shihni që gjithçka që thonë, nuk doli gjë. Nuk kam hequr dorë, as nuk do të heqë dorë. Deri sa gjyqësori ka besim prej 2% te qytetarët, gjithçka do të bëjë. Gjithçka do të bëjë që është në fuqinë time, që këto 2% për një vjet të jenë së paku 12”, tha mes tjerash Mickoski./tv21.tv