Maqedoni

VLEN: Dështoi plani për destabilizim i treshes Levica-LSDM-BDI

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 4, 2024, 11:09

“Mbrëmë, me mbështetjen e madhe që mori kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Afrim Gashi, edhe një herë u dëshmua se shumica qeveritare është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë luhatjeje. Përveç kësaj, kjo interpelancë e nxori në skenë edhe koalicionin e ri të destabilizimit të vendit, Levica-LSDM-BDI”, thuhet ne reagimin e VLEN.

“Në të vërtetë, Levica është vetëm maja e ajsbergut dhe zëdhënëse e një projekti më të madh të kësaj treshe, që synon destabilizimin e vendit. Ashtu siç janë deklaruar edhe vetë më parë, ndërsa tashmë kjo po dëshmohet edhe në praktikë, nisma e interpelancës, me aq gjuhë të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare, flet se ka një koordinim dhe
bashkëpunim mes kësaj treshe në planet e destabilizimit dhe shkaktimit të tensioneve, pse jo edhe të incidenteve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut”, vijon reagimi i VLEN.

“Megjithatë, kjo interpelancë ishte edhe një arsye më shumë që të bëhet homogjenizimi i koalicionit VLEN, por edhe në koalicionin qeverisës, duke dëshmuar stabilitet dhe qëndrueshmëri kundrejt planeve ogurzeza që hartohet në kuzhina anti-NATO dhe anti-BE.

Përkundër synimit të interpelancës që të shkaktojë huti e destabilizim, ajo ndihmoi më shumë në ndërgjegjësimin e shumicës qeveritare dhe kohezionin e brendshëm të saj, duke dëshmuar se këto nisma janë të dënuara me dështim.

Me këtë rast deklarojmë se koalicioni VLEN, në bashkëpunim edhe me aleatët ndërkombëtarë, nuk do të lejojë që këto projekte destabilizuese të marrin jetë dhe ta dëmtojnë orientimin strategjik euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, mbyllet komunikata e VLEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike