Maqedoni

Kaosi me transportin publik assesi të zgjidhte, sa vjen e përkeqësohet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 4, 2024, 01:09

“Na japin autobusë të prishur dhe për këtë arsye ndodhin aksidente” ishte deklarata e shoferit të autobusit të NQP-së i cili pati aksident rreth një muaj më parë para qendrës tregtare Mavrovasja ku përveç shoferit, mbeten të lënduar edhe pasagjerë.

Ky ishte një ndër shumë raste të autobusëve të prishur të NQP-së të cilët prishen në rrugë shpesh. Jo më larg se mbrëmë u shpërndanë fotografi me mbishkrimet se një autobus i NQP-së po digjet në rrugën Xhon Kenedi në Çair të Shkupit. Nga kjo ndërmarrje përgënjeshtrojnë informacionet e dala në opinion se mbrëmë është djegur një autobus, duke sqaruar se bëhet fjalë për avull dhe jo për tym, por duke pranuar në këtë mënyrë që autobusi ka pasur defekt. Qytetarët thonë se janë të shqetësuar për sigurinë gjatë udhëtimit me autobusët e prishur të NQP-së.

“Asgjë s’ka në rregull, në vitin 1941 nuk ka qenë kështu, nuk ka asnjë autobusë siç duhet ndërsa njerëzit presin me orë. Është e turpshme për NQP-në”, tha një qytetar.

“Presim por kot presim kur nuk ka autobusë. Ejani në 7:40 në autobusin me numër 66 do të shihni autobusin e kaubojve, nuk ka drita dhe shoferi nuk i sheh udhëtaret ndërsa ata thonë; Shofer këtu ka stacion ndërsa ai thotë se nuk u shoh. Vetëm një dritë i punon ndërsa në pjesën tjetër është errësirë. Nuk ka siguri jo, nuk dihet se cila pjese do të dështojë. Tek të vjetrat nuk ka siguri as tek njerëzit”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Deri tani nuk kam hasur të kenë ndonjë defekt më të madh por ndodhin”, tha një qytetar.

Video dhe ankesa për gjendjen e keqe të autobusëve të NQP-së raportohen thuajse çdo ditë nga ana e qytetarëve të Shkupit.

Intervenimi i fundit nga zjarrfikësit e Shkupit për shuarjen e zjarrit në Autobusin e NQP-së në Karposh ka qenë rreth një muaj më parë. Për situatën me autobusët e prishur dhe mungesën edhe drejtori i ri i NQP-së tha se me 190 deri në 200 autobusët që kanë në dispozicion nuk mund të mbulohej as orarin veror dhe siç tha NQP-ja aktualisht ka mungesë prej 40-50 autobusë. Me arritjen e marrëveshjes mes transportuesve privat, situata u zbut me transportin urban në kryeqytet por se kur Shkupi do të ketë transport të rregulluar siç duhet dhe pa autobusë të prishur do të duhet të presim zgjedhje tjera dhe premtime tjera. Së fundi janë shtuar kontrollet e policisë mbi dokumentacioni dhe gjendjen teknike të automjeteve për transport publik. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike