Maqedoni

“FETO, kër’cënim për çdo vend” – tha ministri i jashtëm turk në Shkup

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

September 5, 2024, 02:09

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha në Shkup se stabiliteti i Ballkanit është ndër prioritetet e Turqisë, duke shtuar se ky rajon është çelësi i sigurisë së Evropës.

Shefi i diplomacisë turke, Fidan, ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

“Zgjidhja e problemeve në rajon nuk mund të pritet vetëm nga aktorët e jashtëm, vendet e rajonit duhet të punojnë aktivisht për zgjidhjet”, tha Fidan në konferencën për shtyp.

Ai theksoi se vendi i tij po bën përpjekjet e nevojshme për të ofruar mbështetje për rajonin.

“Turqia merr pjesë aktive në tejkalimin e vështirësive në BeH dhe Kosovë nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit. Ne as nuk duhet të mendojmë për dhunën dhe luftërat”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se organizata terroriste FETO është kërcënim për çdo vend ku ajo është aktive.

Duke u ndalur në ngjarjet në Lindjen e Mesme, Fidan vuri në dukje se brutaliteti në Gaza vazhdon ende, duke shtuar se tensionet janë përhapur edhe në Bregun Perëndimor dhe provokimet kundër Al-Aksës e përkeqësuan edhe më shumë situatën tashmë të tensionuar.

Ai paralajmëroi se ushtria izraelite nuk i ndal sulmet e saj në Rripin e Gazës. “Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është personalisht më përgjegjës për gjenocidin në Gaza.

Netanyahu vazhdon të mbjellë vdekje dhe terror për hir të qëndrimit në pushtet. Netanyahu po saboton të gjitha përpjekjet për një armëpushim dhe vazhdon të shembet negociatat e armëpushimit duke imponuar vazhdimisht të reja kushte”, tha Fidan.

Ai theksoi se edhe publiku izraelit filloi të rebelohet kundër tij. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndalojë Netanyahun. Heshtja për masakrën është sinonim i bashkëpunimit në këtë krim,” tha Fidan.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike