Maqedoni

Katër ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, disa shkolla mësimin e zhvillojnë “online”

Autori

Autori

Portali Tetova

September 5, 2024, 02:09

Disa shkolla ballafaqohen me mungesë të kushteve elementare për zhvillim të mësimit e disa të tjera në mungesë të bankave dhe karrigeve mësimin e zhvillojnë online. Nga ana tjetër Shkolla Fillore “Kuzman Josifovski-Pitu” në Kisella Vodë u pajis me aparate të reja për pastrim të ajrit.

“Me këto aparate për pastrim të ajrit do të pajisen të gjitha shkollat në komunën e Kisella Vodës”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski, tha se brenda tre javësh këto pajisje do të vendosen në të gjitha 230 klasat, në të gjitha shkollat fillore të kësaj komune. Këto shkolla vitin e kaluar u pajisën me tabela smart, ndërsa po planifikohet që në kulmet e tyre, në të ardhmen të vendosen edhe fotovoltaikë.

“Pastruesit e ajrit, do të ndihmojnë në ulje të dukshme të grimcave të dëmshme në hapësirat ku fëmijët tanë kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre… Vijon procedura e tenderimit për vendosjen e fotovoltaikëve në kulmet e të gjitha shkollave fillore në territorin e Kisella Vodës…Ky projekt me pastruesit për 230 klasa të shkollave fillore komunës I kushton zero denarë. Këtë e zbatojmë falë operatorit telefonik me të cilin kemi bashkëpunim me komunën, duke I shfrytëzuar subvencionet që na takojnë. Vitin e kaluar një numër I madh I hapësirave, gjegjësisht për të gjitha klasat u siguruan smart tabela, ose televizorë smart. Poashtu me zero denarë”, tha Orce Gjorgjievski, Kryetar i komunës Kisella Vodë.

Por, nxënësit e disa shkollave të tjera ballafaqohen me probleme të shumëta. Sa I përket ajrosjes, atë do të vazhdojnë ta bëjnë sipas metodës së vjetër me hapjen e dyerve dhe dritareve. Disa nga nxënësit thonë se do të donin që edhe ata t’I kenë kushtet e bashkëmoshatarëve të tyre të Kisella Vodës.

“Kushtet mirë, por disa klasa janë pak të vjetra, por ne të rejat I kemi zgjedhur… I hapim dyert ose dritaret… ”, u shpreh një nxënës.

“Kushtet mirë janë, por vetëm janë disa klasa, s’janë të rregulluara, perdet janë të nxjerra jashtë, nxemjet në disa vende nuk bëjnë, smart tabela disa klasa nuk kanë, toka e çarë në disa vende… Po edhe unë kisha pas dëshirë me qenë si nxënësit atje… Me ajros i hapim dritaret ose derën”, tha një tjetër nxënës.

Problem me të cilin ballafaqohen disa nga shkollat, e veçanërisht në kryeqytet, është numri i madh i nxënësve, kundrejt kapacitetet që I ofron shkolla. Në disa shkolla ku zbatohet qëndrimi ditorë, e për të cilat më herët ka raportuar Alsat, numri i nxënësve që mësojnë në një klasë, shkon në rreth 40. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë

Më shumë nga kategoria

IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_1781
1 mijë euro bonus për të papunët në Gjermani
IMG_1780
Bilalli-Zendeli: Thaçi do të veprojë si opozitë, do të vazhdojë të konsultohet me Ali Ahmetin
IMG_1772
Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
IMG_1761
Durmishi: Njëqind ditë të dedikuara plotësisht për mbështetjen e biznesit dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve
IMG_1765
Arrestohet shtetasi i Kosovës i cili dyshohet se ka ndezur zjarrin në komunën e Tetovës
IMG_1760
Lindi në automjet për shkak të bllokimit i rrugëve nga protesta, Koçiu: Nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të mirë

DIASPORA