Maqedoni

Heqja e gjuhës nga tabelat në Bllacë, VLEN: Është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, do të prodhohet një e re në përputhej me ligjin për gjuhët

Autori

Autori

Portali Tetova

September 14, 2024, 10:09

Gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta në lidhje me heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në afërsi të vendkalimit kufitar në Bllacë, e për këtë ka reaguar koalicioni VLEN, që siç thotë, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, përcjell TV21.

VLEN tha se, tablela tashmë është larguar dhe kanë urdhëruar një kompani që të prodhojë një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. VLEN tutje potencoi se, do të ketë hetim të brendshëm, për siç thanë, për të pare nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike

“Së pari, bëhet fjalë për një tabelë e cila është porositur nga ish-drejtuesit e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore. Së dyti, ajo është tashmë e larguar dhe kompania Granit është ngarkuar menjëherë për të prodhuar një të re në përputhje me dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila do të vendoset në të njëjtin vend. Së treti, me iniciativë të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Rrugëve Shtetërore, Nazim Taipi, do të kryhet një hetim i brendshëm për rastin konkret që duhet të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një gabim teknik apo një provokim i qëllimshëm me prapavijë politike për të nxitur tensione ndëretnike, të ngjashme me disa të tjera që kemi arritur t’i parandalojmë me sukses. Apelojmë opinionin që me vëmendje të ndjekë disa informacione mediatike në periudhën e ardhshme, sepse, siç do të dalin në dritë skandalet korruptive të ish-funksionarëve qeveritarë, presim të ketë gjithnjë e më shumë përpjekje për të futur përçarje”, tha VLEN.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
Screenshot
Thaçi një hap para hyrjes në Qeveri? Mexhiti paralajmëron lëkundje të mëdha në FE, nga koalicioni mohojnë
IMG_1549
Fshati Bojanë, kultivuesit e prodhimeve bujqësore, të paktë
IMG_1547
Maqedonia do të dërgojë ekipe për ndihmë në Bosnjë e Hercegovinë
IMG_1531
Halil Kastrati: Shkupi ka më së shumti nevojë për ta ndihmuar, por mungojnë trualle!
IMG_1523
Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI-në, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët! Duhet të tregosh se e respekton Maqedoninë!
IMG_1517
Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët

DIASPORA