Maqedoni

VLEN: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e standardit të jetesës!

Autori

Autori

Portali Tetova

September 21, 2024, 08:09

“Në këto kohëra sfiduese, koalicioni VLEN tregon sërish se është këtu për ju! Jemi krenarë që përmes ministrit Besar Durmishi është marrë një vendim i rëndësishëm për kufizimin e marzhit të bruto fitimit për produktet ushqimore bazë deri në 10%”, thuhet në komunikatën e koalicionit VLEN.

“Me këtë masë, do t’i bëjmë produktet ushqimore bazë më të përballueshme për të gjithë! Shporta e vjeshtës përfshin 73 produkte, e cila është krijuar për të mbrojtur standardin e çdo qytetari. E dimë se jeta është e shtrenjtë, dhe pikërisht për këtë arsye VLEN punon për një zgjidhje!

Sipas statistikave të fundit, kostot e jetesës po rriten, por ne nuk e lejojmë që qytetarët tanë të lihen në margjinat. Ne jemi këtu për të vepruar! Vlerësimet tregojnë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, kostot për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulen mesatarisht me 10%!
VLEN, nën udhëheqjen e ministrave si Besar Durmishi, qëndron fort dhe përgjegjshëm, duke punuar në interesin e çdo qytetari. Ne jo vetëm që planifikojmë, por edhe veprojmë! Kjo masë është vetëm hapi i parë. Në periudhën në vazhdim, do të keni mundësinë të shijoni edhe shporta festive për Krishtlindje, Ramazan dhe Pashkë, me çmime të kufizuara për lehtësinë tuaj.

Të dashur qytetarë, angazhimi ynë për ju është i palëkundur. Me VLEN, zëri juaj dëgjohet, nevojat tuaja plotësohen, dhe së bashku ndërtuam një të ardhme më të mirë”,mbyllet komunikata e VLEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
Sign of a waiting taxi
Një çift nga Australia “rrjepet” nga një taksist në Shkup, u ka marrë para vetë nga kuleta e tyre aq sa ka dashur
IMG_1488
Rrahje në Burgun e Idrizovës, 31-vjeçari nga Tetova sulmohet fizikisht nga disa persona
IMG_1485
Arrestohet nga policia 24-vjeçari nga Nerashti i Tetovës, gjatë kontrollit i është gjetur marihuanë
IMG_1483
Ledri Vula dhe Rina Zaiti fotografohen bashkë në mes të Londrës
IMG_1481
Ishin të punësuar në një restorant në Zhelinë të Tetovës, ikin në drejtim të panjohur dy nepalezë
IMG_1479
Mexhiti: Nuk u destabilizua as shteti as qeveria, por Fronti Evropian, ky është fillimi i fundit të tyre!

DIASPORA