Maqedoni

Nuk mbyllen të gjitha kazinotë online në Maqedoni! Qeveria ndërpret 4 shoqëri, por jo edhe “MegaWin”

Autori

Autori

Portali Tetova

September 25, 2024, 11:09

Koalicioni VLEN përmes komunikatave trumbeton se u realizua premtimi për mbylljen e lojërave të fatit online, ose siç shkruajnë, “për heqjen e bixhozit jashtë banesave të qytetarëve”. Madje shkruajnë se VLEN, “me veprime konkrete po merret me dukuritë devijuese që na la si trashëgimi regjimi i BDI-së”.

“Ky vendim i Qeverisë, është një fitore e moralit mbi vendimet e gabuara dhe korruptive të Artan Grubit dhe Përparim Bajramit për futjen e lojërave të fatit në internet, të cilat drejtpërsëdrejti i prek të rinjtë si një e keqe sociale”, thonë nga koalicioni VLEN. Po sa në të vërtetë Qeveria, pjesë e së cilët është edhe VLEN, ka larguar në tërësi bixhozin nga shtëpitë e qytetarëve, pra nga interneti? Në fakt, del të mos jetë kështu, dhe se kompani për bixhoz online, e themeluar pikërisht kur drejtor i Lotarisë Shtetërore ishte Përparim Bajrami, ende është aktive dhe asaj nuk i është marrë licenca nga Qeveria, siç u bë me kompanitë e tjera për të cilat u njoftua pas seancës së 22-të qeveritare. Ajo që kumtoi Qeveria është se për shkak të parregullsive, lëshimeve dhe dyshimeve të bazuara për punë joligjore, ka miratuar informacionin për nevojën për ndërprerjen e Shoqërisë për organizimin e lojërave elektronike të fatit, Video Lotaria e re shtetërore Lotaria NOVO VLT SHPK- Shkup dhe shoqërive për organizimin e lojërave të fatit onllajn, MOZZART SHPK Shkup, 77 BITS SHPK Shkup dhe VEZUV SHPK Shkup, në të cilën, siç shkruhet në njoftim, Lotaria Shtetërore është partner; dhe po ashtu të ndërmerren aktivitete për heqjen e platformës 2Win.mk për organizimin e lojërave onllajn të Shoqërisë Video Lotaria shtetërore CASINOS AUSTRIA SHPK- Shkup. QEVERIA: -NOVO VLT SHPK- Shkup -MOZZART SHPK Shkup -77 BITS SHPK Shkup -VEZUV SHPK Shkup -2Win.mk Por ajo që nuk thuhet dhe nuk trumbetohet si fitore në luftën ndaj bixhozit online është se në vend vepron edhe kompani tjetër në internet. Ajo është Megawin, për të cilën askund nuk shkruan se i është marrë ndonjë licencë apo se është miratuar ndonjë informacion për ndërprerjen e aktivitetit të saj. Pra nga kjo kuptohet se jo të gjitha faqet online të bixhozit ndalohen, por vetëm 4 prej tyre, ndërsa Megawin, që është themeluar në kohën kur drejtor i Lotarisë Shtetërore ishte Përparim Bajrami, vazhdon të mos preket. Tash drejtor i Lotarisë së shtetit është kuadër që vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Klimovski. Përndryshe, vetëm Lotaria shtetërore e ka të drejtën për dhënien dritë jeshile për bixhoz online. Bixhozi online ende është aktiv në Maqedoni.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi

Më shumë nga kategoria

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
IMG_1379
Vërshime në Tetovë: U bllokua furgoni me 11 pasagjerë, uji ka hyrë në disa shtëpi!
IMG_1359
Refuzohet kallëzimi penal ndaj prokurores Fatime Fetai
IMG_1349
Ahmeti thirrje VLEN-it: Ejani bashkë ta ndalojmë poshtërimin që po na e bën Mickoski (Video)
Angela-Aggeler
Ageler: Maqedoninë e Veriut e presin shumë sfida
IMG_1346
Kupa sjell përballje ndërmjet dy Shkëndijave
IMG_1339
Shtetas kosovar i dyshuar për pengimin e një operacioni policor në Maqedoni – këto janë detajet

DIASPORA