Showbiz

Drejt divorcit: Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj fotografohen në Gjykatë

September 26, 2024, 03:09

Teksa fansat e tyre prisnin për një ribashkim, burime bëjnë me dije se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, janë parë pranë Gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre prej më shumë se 7 vitesh.

Mësohet se Kallaku dhe Myrtezaj, para se të shkonin në Gjykatë, kanë tentuar që martesës së tyre t’i japin fund me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore.

Por në momente të fundit, Kallaku ka kërkuar që këngëtarja të heqë dorë nga pasuria e çiftit, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas këtij ‘ndryshimi’ në moment të fundit, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po ashtu ka bërë edhe aktori.

 

Gjykata ua ka kthyer një herë të dyve padinë, Xhensilës për shkak se nuk e kishte firmosur ajo, por kishte autorizuar avokaten e saj, e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Besit.

Dyshja e kanë ridorëzuar padinë, këtë herë të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave.

Në padi thuhet se “Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri”, thuhet në kërkesën që ju depozitua për herë të dytë gjykatës nga avokatja e çështjes Donata Lepenica.

“Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit.

Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, i thuhet gjykatës.

“Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare.

Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit

Më shumë nga kategoria

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
Komuna-e-Tetoves_3-780x470
Inspektim i jashtëzakonshëm në Komunën e Tetovës për rastin me vikend-shtëpizën e profesorit Faton Murseli
IMG_1787
Bastisje në një kompani të njohur në Kumanovë, ndalohet kusherira e ish-ministrit Oliver Spasovski, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë
IMG_1785
Vijon gjyqi ndaj Ramiz Merkos, aktgjykimi për makinat pritet në qershor
IMG_1778
Loranca Hoxha e cila fitoi zemrat e shqiptarëve, u kthye nga Brukseli për t'i hyrë garës për deputete
IMG_1777
Tentoi të korruptojë policët e Maqedonisë me 5 euro, shtetasi grek arrestohet në “Tabanoc”
IMG_1772
Trump për Erdoganin: E bëri atë që s’mund ta bënte askush për 200 vjet, e mori Sirinë! Është i mençur