Teatër

Pjetri dhe Ujku, shfaqja simfonike për fëmijë të premten në Tetovë

October 3, 2024, 10:10

PJETRI DHE UJKU, SHFAQJA SIMFONIKE PËR FËMIJË TË PREMTEN NË TETOVË

Në kuadër të programit vjetor të I.N. Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut – Tetovë, më 04.10.2024, e premte, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë do të shfaqet përralla simfonike për fëmijë “Pjetri dhe Ujku”, një koncert i dedikuar për publikun më të ri.

Orkestra kamertale nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Angel Spiroski, së bashku me narratorin Rrahim Ramadani, do t’i udhëheqin fëmijët në botën e mrekullueshme të muzikës klasike të Sergei Prokofiev, në dy shfaqje, një në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Përalla simfonike “Pjetri dhe Ujku” është një histori interesante dhe humoristike për djaloshin e guximshëm Pjetrin, i cili me ndihmën e kafshëve dhe gjuetarëve përpiqet të kapë ujkun e keq.

Çdo personazh në histori paraqitet me një instrument muzikor, të cilat së bashku formojnë një shoqëri muzikore të hareshme dhe të guximshme.

Ky është një koncert edukativ që në një mënyrë unike i njeh fëmijët me muzikën klasike, me instrumentet muzikore, tonin e tyre dhe mundësinë për të përjetuar karakteret e përshkruara me muzikë.

Narrativa e gjallë i tërheq dëgjuesit e rinj në një aventurë, duke theksuar tema si: guximi, miqësia dhe rëndësia e të menduarit kritik.

Përalla simfonike “Pjetri dhe Ujku” në gjuhën shqipe do të interpretohet më 04.10.2024 (e premte) nga ora 16:00, dhe në gjuhën maqedonase nga ora 17:00.

Hyrja është falas. Koncerti është i dedikuar për fëmijë të moshës së hershme shkollore mbi 6 vjeç.

Ju ftojmë që së bashku me me të vegjlit të kalojmë një pasdite ndryshe, melodike dhe humoristike.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2434
Mexhiti: Taravari u vetëpërjashtua, po e luan tani viktimën, të gjithë e dinë se do përfundojë në prerin e BDI-së
IMG_2431
VLEN: Vendimi i Taravarit është në favor të ringjalljes së BDI-së, në zgjedhje shkojmë me një listë për kryetar dhe këshilltarë
IMG_2418
Dogana parandalon një tentativë për kontrabandë prej 6,4 kilogram argjend në VK Bogorodicë
IMG_2415
Taravari: ASH-ja është familje e madhe, edhe Sela nëse do, është i mirëseardhur
IMG_2412
Von der Leyen: Perëndimi ashtu si e dinim nuk ekziston më
IMG_2408
Mbledhja e VLEN, ASH-Taravari: Nuk kemi marrë njoftim për takimin