BDI ka reaguar sot në lidhje me vdekjen e foshnjës 14-muajshe dhe kërkojnë zbardhjen e rastit.
Nga atje poashtu kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Ministritë të Shëndetësisë, Arben Tarvari.
“Që nga fillimi me punë i kësaj Qeverie, ne si BDI kemi shprehur vërejtjet dhe shqetësimet e tona lidhur me planin e funksionimit të sistemit shëndetësor në vend nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit.
Foshnja 14 muajshe vdiq sepse nuk mori trajtimin e duhur nga institucioni kompetent, respektivisht në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, drejtor i së cilës është Rexhep Memedi i cili ka akomofuat edhe kushëririn e vet Alajdin Memedi bashkë me të cilin akuzohen për korrupsion.
Ditët po kalojnë dhe Drejtori Mehmedi vazhdon të mos ketë sy e vesh për një skandal të të radhës të institucionit ku ai është drejtor, e që për pasojë humbi jetën një fëmijë 14 muajsh, ndërsa më herët rriheshin fëmijët nga punonjësit dhe ju ndaloheshte të flasin shqip.
Sigurisht është i zënë duke punuar maksimalisht për ti punësuar familjarët e tij, kushëririn e tij dhe njëherit edhe për t’ia mbuluar skandalet për abuzim financiar po në këtë klinikë të njëjtit.
Gjithashtu, edhe Ministri Taravari i cili është i hutuar krejtësisht duke u shëtitur nëpër lagje e qytete në tentim për tia vjedhur partinë dhe vulat e ASH-së ish kryetarit të tij Zijadin Sela, aspak nuk ndjen obligim moral dhe motivacion moral për të vepruar si njeri në këtë situatë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Përkundrazi, shtojnë nga atje, ai tenton të relativizoj gjithë këtë situatë, e cila në një vend normal do të kishte rezultuar jo vetëm me dorëheqjen e tij dhe drejtorit te paafte Memedi.
Nga atje kërkojnë që Arben Taravari të largohet nga posti i Ministritë të Shëndetësisë.