Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska statusi e ish ushtarëve të UÇK-së duhet të zgjidhet me një ligj tjetër nga ai i cili është propozuar për “branitellat”.
Sa i përket pjesëtarëve të UÇK-së, Kuzeska tha se çështjet duhet të zgjidhen, por jo në këtë ligj të propozuar.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për 2001, por se mund të flitet edhe për pjesëtarët e UÇK-së. Por definitivisht po shohim standarde të dyfishta në Kuvend nga ana e kryetarit Gashi i cili tregon se VMRO-DPMNE e toleron plotësisht vetëm për të mbijetuar koalicioni”, tha Kuzeska në “Daily Click”.
Ndryshe, propozim ligji për “branitellat” e ka paraqitur deputetja Sllavjanka Petrovska.