Shqiperi

Dilema! Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri s’do të marrë pjesë në hapjen e xhamisë që do të përurohet nga Erdogani

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

October 9, 2024, 02:10

Ditën e enjte do të përurohet xhamia e madhe e Namazgjasë në Tiranë. Në hedhjen e gurit të themelit edhe në ceremoninë e përurimit do të jetë i pranishëm Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, por jo kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu.

Komuniteti e pranon përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku thotë se do të përfaqësohet nga myftiu i Tiranës Gazment Teqja.

Lidhur me këtë, ish Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra ka thënë në “News Hour” se Bujar Spahiu duhet të jap një shpjegim pse do të mungojë në këtë ngjarje historke.

Ai ka theksuar se Spahiu do ta shohë përurimin nga dritarja dhe kjo është fyese për qytetarët e vendit dhe veçanërisht besimtarët.

“Në një moment të caktuar qoftë dhe si ky, duhet të japin një shpjegim për publikun, për arsye të mosprezencës aty. Kjo është problematika, këta njerëz nuk mund të japin dot shpjegim përkundër gjithë akuzave që mund të vijnë sipas tyre nga republika e Turqisë, sepse janë qytetarë të këtij vendi, kanë disa raporte të caktuara me qeverinë e këtij vendi, me qytetarë të këtij vendi, me besimtarët e këtij vendi. Pranohet apo nuk pranohet, kjo është gjë tjetër, por është fyese për qytetarët e këtij vendi.

Kjo e tejkalon dimensionin fetar, xhamia e Namazgjasë, mua më vjen mirë kur shoh me mijëra turistë që vizitojnë ndërtimet religjioze dhe kështu do të jetë dhe Namazgjaja, sepse ka një dimension historik, kulturor dhe jo vetëm fetar. Deri më sot nuk ka asnjë person nga komuniteti që të japi një urim apo shpjegim.

Përfaqësimi i atij është qendrimi pas perdeve të dritareve të komunitetit në distancën as 100 metra për të parë ceremoninë nga atje. Çfarë përfaqësim? Je e detyruar në momentin që je titullar, je i detyruar të jap një shpjegim për qytetarët. Patjetër që KMSH duhet të ketë një kre të ri”, u shpreh Gurra.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_9868
Tetovë, babai vret të birin
IMG_9854
Aksidenti në Saraj, nxirret nga vetura një fëmijë 5 vjeçar (Video)
IMG_9841
Aksident në rrugën Rashçe-Saraj, automjeti bie në lumin Vardar
IMG_9551
Njihuni me Ibrahim Kolari nga Dibra e madhe, Biznesmeni dhe filantropisti, aktivist i shquar i diasporës dhe i kombit shqiptar i cili jeton dhe vepron në SHBA
IMG_9836
Mjegulla “paralizoi” Aeroportin e Shkupit! Aeroplanët rrotulloheshin mbi Shkup, disa riorientohen në shtetet fqinje
IMG_9832
Vdiq ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Anton Berisha