Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Bilall Kasami fajësoi BDI-në dhe tha se është për të ardhur keq që shqiptarët ndodhen në një situatë të tillë pas 20 viteve të qeverisjes nga BDI, e cila, sipas tij, i ka degraduar shqiptaret deri në atë pikë sa sot nuk mund të ndihen dhe të deklarohen lirisht si shqiptarë, përcjell TV21. Ai theksoi se, për fat të mirë, realiteti është ndryshe dhe se të drejtat e shqiptarëve janë të garantuara nga Kushtetuta.
“Është për të na vajtuar si shqiptar në situatën në të cilën na degradoi BDI për 20 vite. Dhe kjo është ndjenja të cilën e ka një deputetë i një parie e cila 20 vite ishte në pushtet që në solli në situatë që sot të mos kemi të drejtë ndjehemi dhe të deklarohemi si shqiptar. Fatmirësisht realiteti është krejt tjetër. Ne si përfaqësues të shqiptarëve në Qeveri themi që të drejtat e shqiptarëve janë të garantuara me kushtetutë. Këtë e tha edhe kryeministri, partneri i jonë i koalicionit se në asnjë moment nuk cenohet përfaqësimi adekuat i të gjitha komuniteteve në këtë vend. Në asnjë moment nuk bëhet fjalë për cenim të shqiptarëve kudoqoftë, por edhe në kuvend, sepse këto janë vlera kushtetuese të dala pas marrëveshjes së Ohrit”, shtoi Bilall Kasami – BESA/VLEN.