Nga Komuna e Gostivarit thonë se janë komuna shqiptare me më shumë projekte të fituara nga “100 milionë euro për komunat”, që shpërndahen nga qeveria pas huamarrjes nga Hungaria, përcjell TV21. Kujtojmë se mjetet financiare janë shpërndarë në bazë të numrit të banorëve, që ka për qëllim shpërndarjen e barabartë të fondeve.
“Qeveria ka marrë vendim që komunës së Gostivarit t’i ndajë 162 milionë denarë, apo afërsisht 2.7 milionë euro, duke u bërë kështu komuna shqiptare me më shumë projekte që ka aplikuar dhe janë pranuar, apo gjithsejtë 13 projekte. Komunat ku jetojnë kryesisht shqiptarë do të marrin mbi 20 milionë euro, që është afërsisht 30% e shumës totale të mjeteve të ndara me këtë vendim të Qeverisë”, thonë nga Komuna e Gostivarit.
Projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë fituar nga pushteti lokal i Gostivarit janë në fushën e mjedisit, infrastrukturës rrugore, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve, etj.
Projektet:
Rikontruimi I Bulevarardit Vëllezërit Gjinoski –
Ndërtimi I shëtitores rr.Borce Jovanovski –
Rikonstruimi I rrugës kryesore në fsh. Zdunje –
Rikonstruimi I rrugës prej gjimnazit deri te fsh. Banjicë –
Rikonstruim I rrugës lokale në fshatin Balindoll –
Rikonstruim I rrugës prej fondit shëndetsor deri teKej Vardari –
Rikonstruimi I rr.Ivo llolla ribar deri te rruga Beliçica –
Rikonstruim I rrugës përeth stacionit të autobusave–
Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova parallel me stacionin hekurudhor –
Rikonstruim I rrugës Nikola Teslla prej gjimnazitderi në lagjen Dutllok –
Rikonstruimi I rrugës Nikola Teslla deri te shkollae Mjekësisë –
Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova deri te rrugaBeliçicë –
Rikonstruimi I rrugës 13 –