Maqedoni

Rreth 42 përqind e të rinjve duan të largohen nga Maqedonia

Autori

Autori

Portali Tetova

October 23, 2024, 12:10

Nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, më shumë të rinj nga Maqedonia, 42,67% e tyre, kanë shprehur dëshirën të largohen nga vendi për shkak të standardeve të dobëta sociale, jetësore dhe ekonomike, tregon një studim nga “Fondacioni Friedrich Ebert”.

Sipas rezultateve të “Studimit për të rinjtë në Evropën Juglindore 2024”, vendi i dytë në këtë listë është Bosnja dhe Hercegovina, ku 31,18% e të rinjve do të emigronin, ndërsa në Shqipëri ky përqindje është 36,9%.

Sa i përket vendeve të tjera të rajonit, në Kroaci 21,62% e të rinjve kanë shprehur dëshirën të largohen nga vendi. Situata e ngjashme është edhe në Kosovë, ku 27,83% e të rinjve janë të pakënaqur me standardin e jetesës.

Në Serbi dhe Slloveni, 25% e të rinjve kanë shprehur dëshirën të largohen nga vendi, ndërsa në Greqi ky numër arrin në 31,26%.

Në Bullgari dhe Rumani, studimi tregoi se të rinjtë janë më pak të gatshëm të lënë vendet e tyre.

Studimi është kryer me një mostër prej 8,943 të rinjsh nga Evropa Juglindore, në moshë nga 14 deri në 29 vjeçare, dhe tregoi se 23% e tyre e shohin një pagë më të mirë si një nga arsyet kryesore për të emigruar.

67% e të anketuarve theksuan se faktorët ekonomikë dhe mundësitë luajnë një rol të rëndësishëm në migrimin e të rinjve, ndërsa për 62% e tyre, korrupsioni është problemi më i madh me të cilin do të përballen vendet e tyre në dekadën e ardhshme.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime

Më shumë nga kategoria

IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3160
Mbërriti e para, Luiza Gega vendos rekord kombëtar në Maratonën e Tiranës: E nisa me frikë, këtë herë…
IMG_3157
Aksidentohet autobusi i skuadrës së njohur kroate
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_3581
Ahmeti nga Likova: 10 vjet partitë maqedonase kanë punuar që ta vrasin politikisht Ali Ahmetin dhe BDI-në
IMG_3580
Kasami: Në Dibër filluam procesin e riorganizimit të Lëvizjes BESA
IMG_3579
Mickoski me parashikime të errëta: Ky vend do të zhduket pas 70 vitesh
IMG_3578
28 salla të reja sportive, vendimi i fundit i Qeverisë
IMG_3577
Sưlmohen dy të rinj në lokacione të ndryshme në Shkup! Prindërit thonë se u sulmuan nga tifozët Komitët
IMG_3569
Dimitrievski merr pjesë në promovimin e librit kundër UÇK-së

DIASPORA