Vazhdon vaksinimi kundër gripit stinor. Deri më tani mbi 10 mijë qytetarë janë vaksinuar ndërsa 52 mijë janë paraqitur për ta marrë vaksinën.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili edhe vet pranoi vaksinën, u bëri thirrje kategorive të rrezikuara që të imunizohen, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar komplikimet shëndetësore.
Taravari ndërkohë paralajmëroi se së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë është duke u përgatitur strategji për të luftuar anti-vaksinimin, të cilën do ta promovojnë në dhjetor dhe do të dalin me masa konkrete ligjore për ata që përhapin dezinformata dhe lajme të rreme për vaksinimin.