Uncategorized

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Autori

Autori

Portali Tetova

October 24, 2024, 11:10

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj dhe të fal vetëm ata njerëz të cilët mund të falen.

“Kam pritur jo vetëm nga presidentja, por edhe nga Komisioni për falje që të jenë më serioz ndaj kësaj çështje, në drejtim të asaj që të falen vetëm ato persona të cilët vërtet e meritojnë faljen dhe si ky rast i cili mund të jetë jo i hijshëm për vetë vendimmarrjen që është bërë në kuadër të presidencës, që në këtë rast do ta kisha apostrofuar komisionin për falje”, tha Kasami.

Kasami pret që Presidentja të marrë masa ndaj personave të cilët janë me dosje kriminale dhe do t’i largojë nga falja.

Në lidhje me Akademinë shqiptare, Kasami tha se shqiptarët janë në atë fazë të zhvillimit të cilët me tre universitet duhet të jenë të përfaqësuar në nivelin akademikë.

Kasami se projekti për Akademinë shqiptare do të vazhdojë dhe se e njëjta do të mbështetet edhe nga komuna edhe nga VLEN.

“Ne nuk jemi kundër akademikëve shqiptarë në ASHAM, por do të mbështesim çdo zgjidhje institucionale ndaj kësaj çështje”, tha Kasami.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës

Më shumë nga kategoria

IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
IMG_3201
“Kupa e Artë” në Tetovë, KK “Bashkimi” nga Kumanova khehet me 14 medalje (FOTO)
IMG_3702
Vdes aktori turk, te shqiptarët u bë i njohur me filmin 'Ezel'
IMG_3695
Largohen mbi 10 shqiptarë me vendime pune në ESM
policia-mk-stop-780x439-1-696x392
Të shtëna me armë në qarkoren e Shkupit
IMG_3685
Gjendet i vdekur një i dënuar në Burgun e Idrizovës
IMG_3679
Për të dytën ditë me radhë, Turqia sulmon kurdët në Siri dhe Irak
IMG_3667
E fali ditë më parë Siljanovska, policia sot sërish e arreston 29 vjeçarin nga Haraçina

DIASPORA