“Unë e mbaj për fjalë. Në tetor të vitit të ardhshëm bashkë zgjedhje lokale dhe parlamentare”, kështu tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kërçova.
Ahmeti shtoi se, edhe Hristijan Mickoski kërkoi që në tetor të vitit të ardhëm të mbahen zgjedhje të reja.
Përndryshe në komunikatën e BDI-së thuhet:
Mbledhja me popullin kishte në agjendë temat aktuale: rreziku që i kanoset ekzistencës së Marrëveshjes së Ohrit, elementeve kyçe të saj, identifikimit etnik dhe balancuesit, Gjuha Shqipe, largimi i shqiptarëve nga puna dhe shumë probleme tjera ishin temat për të cilat diskutuam me popullin.
Lideri i shqiptarëve Ali Ahmeti ua bëri me dije bashkëqytetarëve të tij se BDI qëndron e vendosur në vizionin e saj për të ruajtur të arriturat e shqiptarëve dhe stabilitetin e vendit.