Trendy

“Amerika nuk është si përpara” – 200 mijë viza drejt anulimit, masa mund të prekë edhe shqiptarët që kanë kërkuar azil

Para 8 sekonda

Sipas dokumenteve të Departamentit amerikan të Shtetit, të siguruara nga Associated Press, në javët e ardhshme pritet të njoftohet revokimi i disa vizave B1 dhe B2, të lëshuara gjatë periudhës 2016-2026 për persona që kanë kërkuar azil në SHBA ose që kanë aktualisht kërkesa për azil në shqyrtim.

Vizat B1 dhe B2 përdoren kryesisht për udhëtime biznesi dhe turistike.Advertisement

Mund të preken edhe shtetas shqiptarë

Masa nuk lidhet me një shtetësi të caktuar dhe nuk ka të bëjë në mënyrë specifike me Shqipërinë. Megjithatë, ajo mund të prekë edhe shtetas shqiptarë nëse ata plotësojnë kriteret e përcaktuara nga autoritetet amerikane, pra nëse kanë pasur një vizë B1/B2 dhe më pas kanë kërkuar azil ose kanë një çështje azili në proces.Advertisement

Deri tani nuk është bërë publik ndonjë numër që tregon se sa shtetas shqiptarë mund të preken nga kjo masë.

Revokimi i vizës nuk do të thotë dëbim automatik

Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga Associated Press, anulimi i vizës nuk do të sjellë domosdoshmërisht dëbimin e menjëhershëm.

Personat që kanë çështje azili në shqyrtim mund të rikategorizohen dhe të humbasin statusin që lidhet me vizat turistike apo të biznesit, ndërsa procedurat e tyre të azilit mund të vazhdojnë.

Për momentin, masa pritet ende të zyrtarizohet dhe mund të ndryshohet ose të kundërshtohet përpara se të hyjë në fuqi.

Trending