Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Përleshje mes taksistëve para Aeroportit të Shkupit, shkak një debat për radhën e marrjes së udhëtarëve

Përleshje mes taksistëve para Aeroportit të Shkupit, shkak një debat për radhën e marrjes së udhëtarëve

Një përleshje fizike mes disa taksistëve ka ndodhur para Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me radhën për marrjen e udhëtarëve që mbërrijnë në aeroport.

Debati se cili taksist ishte i radhës për të marrë pasagjerët ka përfunduar në përleshje fizike.

Ngjarja është raportuar nga portali “Skopje1”, i cili ka publikuar edhe pamje nga incidenti./Skopje1

VIDEO

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme