Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndeshja me Izraelin, UEFA e dënon rëndë Kosovën

Ndeshja me Izraelin, UEFA e dënon rëndë Kosovën

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka dënuar rëndë Federatën e Futbollit të Kosovës për shkeljet e bëra në ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit.

Ndaj FFK-së u hapën disa procedura disiplinore për hedhje të gjësendeve, transmetim të mesazhit të papërshtatshëm për ngjarje sportive, pengim të himnit dhe sjellje raciste ose diskriminuese.

FFK-ja është gjobitur me 42 mijë e 250 euro dhe me dënim me kusht me mbyllje të pjesshme të stadiumit në ndeshjen e ardhshme si vendase.

Me 10 mijë euro FFK-ja është gjobitur për sjellje raciste ose diskriminuese. Për këtë shkelje UEFA ka urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” për një ndeshje, por ky dënim është me kusht. Është saktësuar se mbyllja duhet të jetë për një sektor.

Lexo edheKosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja përfundon pa gola

Për hedhjen e gjësendeve në fushën e lojës, FFK-së është gjobitur me 2250 euro. Për fishkëllimat gjatë himnit të Izraelit, FFK-ja do të paguajë në UEFA edhe 10 mijë euro të tjera.

Plot 20 mijë euro është dënimi për transmetimin e mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarjet sportive. Nuk është saktësuar se për cilin mesazh bëhet fjalë.

Ndeshja e javës së kaluar mes Kosovës dhe Izraelit i takoi Ligës së Kombeve të UEFA-s. Përfundoi 0:0. Kanë bërë bujë fishkëllimat e tifozëve të Kosovës gjatë intonimit të himnit të Izraelit. Po ashtu disa lojtarë të Kosovës mbajtën kokën ulur në shenjë proteste ndaj Izraelit.

Dhe, ashtu si pritej, UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës. Është dënimi i dytë që UEFA ndan për Kosovën për shkeljet e bëra në edicionin e pestë të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

UEFA të enjten i publikoi vendimet për shkeljet e fundit. Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka dënuar edhe Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, të Rumanisë dhe të Anglisë.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme