Një 28-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi dyshohet se i ka vënë flakën veturës së nënës së tij dhe më pas e ka kërcënuar se do t’ia djegë edhe banesën ku jetojnë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur më 19 nëntor 2026, rreth orës 05:50, në zonën e Çairit në Shkup.
Policia bën të ditur se në orën 06:30, në rrugën „Hristijan Todorovski Karposh“ në Shkup, zyrtarët policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.F. (28), i cili dyshohet se ka djegur automjetin „Opel Corsa“ me targa të Shkupit, në pronësi të nënës së tij, transmeton nga MPB, Flaka.
Gjithashtu, ai dyshohet se e ka kërcënuar se do t’ia djegë edhe banesën ku jetojnë.
Lexo edheGrabitje në Vizbegë të Shkupit! Vidhen para, ar dhe një veturë e MEPSO-sI dyshuari është ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, njofton MPB-ja.
Më shumë për këtë
Shtetasi turk dyshohet se kërcënoi me thikë bashkëshorten dhe fëmijën në ShkupMaqedoni · 2 ditë më parë
Tronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi!Maqedoni · 3 ditë më parë
31-vjeçari e rrah të dashurën deri në humbje të vetëdijes, arrestohet edhe babai i saj pas kërcënimeveMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












