Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mickoski: Në botë po zhvillohet një luftë e heshtur e tretë botërore

Mickoski: Në botë po zhvillohet një luftë e heshtur e tretë botërore
Maqedonia po merr pjesë aktive në diskutimet mbi sigurinë globale dhe sfidat në botë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, pas një eventi të organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili u mbajt në Berlin.

“Mirëmbrëma nga Berlini, sapo ka përfunduar eventi i organizuar nga Kancelari Friedrich Merz. Në event u diskutuan sfidat globale dhe situata e sigurisë në botë. Në event morën pjesë përfaqësuesit dhe negociatorët specialë në rastin e Ukrainës të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Gjithashtu e rëndësishme është fakti se në event iu bashkua edhe Presidenti Donald Trump nëpërmjet telefonit, i cili informoi për takimin e tij me presidentin rus dhe presidentin kinez”, tha Mickoski.
Mickoski thotë se Evropa dhe Maqedonia përballen me një dimër të vështirë dhe se në botë po zhvillohet një luftë e heshtur e tretë botërore.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme