Administrata e presidentit amerikan Donald Trump publikoi një video të re që tregon një objekt të paidentifikuar duke lëvizur pranë një anijeje luftarake amerikane. Publikimi është pjesë e procesit të deklasifikimit të dokumenteve të Pentagonit që lidhen me fenomenet anormale të paidentifikuara (UAP), të njohura gjerësisht si UFO.
Sipas Departamentit amerikan të Mbrojtjes, një sensor me rreze infra të kuqe, i instaluar në një anije luftarake që operonte në Lindjen e Mesme, regjistroi pamjet në vitin 2020.
Videoja bardhezi, me kohëzgjatje rreth 20 sekonda, shfaq një objekt të ndritshëm me formë rrethore, i cili lëviz nga e djathta në të majtë, duke kaluar pranë anijes.
Një zyrtar i Pentagonit deklaroi për gazetën britanike The Independent se autoritetet nuk disponojnë informacione shtesë për incidentin.
Lexo edheBFI-ja njofton se ka marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri administrativ pranë Kalasë së ShkupitAi sqaroi se Departamenti i Mbrojtjes nuk do të japë vlerësime për dokumentet e publikuara apo për raste të veçanta, duke u lënë qytetarëve mundësinë të krijojnë gjykimin e tyre.
Publikimi i fundit përbën serinë e tetë të dokumenteve të deklasifikuara që nga maji, kur presidenti Trump urdhëroi hapjen e dosjeve që lidhen me UFO-t dhe raportimet për kontakte të mundshme me jashtëtokësorë.
The Department of War released new UFO files that include 40 documents and 3 videos never seen before.
Here is a UFO flying across a warship in the Middle East https://t.co/MxhN76Zxx4
— Barstool Sports (@barstoolsports) November 20, 2026
Materialet përfshijnë edhe një raport të vitit 1953, të hartuar nga inxhinieri i kompanisë Lockheed, Clarence “Kelly” Johnson. Në dokument, ai përshkruan disa objekte të pazakonta që pretendonte se kishte vëzhguar në qiellin e Kalifornisë gjatë viteve 1951 dhe 1953.
Johnson kishte përgatitur edhe skica për të ilustruar objektet e përshkruara.
Presidenti Trump kishte paralajmëruar më herët gjatë vitit se administrata e tij do të publikonte materiale të tjera që nuk ishin bërë të njohura më parë.
Për këtë proces, Zyra e Pentagonit për Zgjidhjen e Anomalive në të Gjitha Fushat (AARO) po bashkëpunon me Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, ekspertët kërkojnë kujdes në interpretimin e pamjeve.
Fizikani Sean Kirkpatrick, ish-drejtues i AARO-s deri në vitin 2023, shpjegon se shumë objekte që shfaqen në regjistrimet ushtarake mund të kenë shpjegime të zakonshme, të lidhura me fenomene natyrore ose me karakteristikat teknike të kamerave.
Sipas tij, sensorët infra të kuq mund të krijojnë efekte vizuale që ndryshojnë perceptimin e formës, madhësisë dhe lëvizjes së objekteve.
Pavarësisht publikimit të materialeve të reja, autoritetet amerikane nuk kanë paraqitur prova që të konfirmojnë origjinën jashtëtokësore të objektit të regjistruar pranë anijes luftarake.
Më shumë për këtë
Zjarrfikësit e Tetovës apelojnë për kujdes nga erërat e forta, Avni Ameti: Shmangni qëndrimin pranë pemëve dhe objekteve të pasigurtaMaqedoni · 2 ditë më parë
Përshkallëzohet konflikti në Gjirin Persik, Irani sulmon objektivat amerikane në KuvajtLajme · 3 ditë më parë
Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të TrumpLajme · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












