“Nuk është çështje thelbësore se kush po proteston, pyetja është se çka po kontestohet”, kështu deklaroi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Daily Click ku u diskutua për ngjarjet e fundit politike.
“Sot vijmë në një konstatim të drejtë se të drejtat kolektive të shqiptarëve po rrezikohen nga kjo qeverisje e cila ka pasur sllogan dhe vazhdon ta ketë po të njëjtin sllogan “Maqedonia sërish e jotja”, deklaroi Arbër Ademi nga BDI.