Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka arritur një rezultat mjaftë të rëndësishëm në rangimin global QS, duke u renditur në pozitën 576-të.
Kjo e ka vendosur Universitetin tonë afër Universitetit “Kirili dhe Metodi” të Shkupit, i cili gjendet në vendin 440 dhe shumë afër Universitetin “Goce Dellçev”, i cili gjendet në vendin 558, si dhe shumë larg Universitetit “Kliment Ohridski, i cili është renditur në vendin 675.
Në krahasim me universitetet tjera shqiptare, UEJL-ja është në pozitën e parë, duke lënë pas të gjitha universitetet tjera shqiptare në rajon. Sipas listës së QS rangimit global, Universiteti Bujqësor i Tiranës është renditur në vendin 605, ndërsa Universiteti “Aleksandër Mojsiu” i Durrësit është në vendin 607. Asnjë universitet shqipfolës nuk ndodhet para Universitetit të Evropës Juglindore, çka vërteton forcën dhe reputacionin e këtij institucioni arsimor.
Një ndryshim tjetër i rëndësishëm këtë vit është se numri i universiteteve që janë pjesë e këtij rangimi është rritur. Sipas të dhënave të reja, janë shtuar rreth 300 universitete tjera, duke arritur një total prej mbi 1.700 universiteteve që janë përfshirë në QS Ranking këtë vit. Ky zhvillim tregon për përmirësimin dhe zgjerimin e konkurrencës mes universiteteve të botës.
Në krahasim me rangimin paraprak, ky rangim tregon për një avancim të rëndësishëm të Universitetit të Evropës Juglindore dhe vlerësimin e tij gjithnjë e më të madh në nivel ndërkombëtar.