Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, sipas presidentes Gordana Siljanovska Davkova ishte i pritshëm. Megjithatë presidentja thonë se presionet politike mbi gjykatën janë të pakuptimta.
Sipas saj, duhet të ketë më shumë debate në Gjykatën Kushtetuese. Siljanovska tha se është i padëgjuar edhe vendimi i gjykatësve shqiptar për të bojkotuar punën e Kushtetueses.
“Si jurist, do t’ju them, vendimi ishte i pritshëm. Në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike. Për një kohë ata ishin suspenduar pothuajse. Ajo është faza kur do të ftohen përfaqësues të iniciativave, përfaqësues të institucioneve por edhe përfaqësues të atyre që nuk pajtohen me iniciativën. Nuk i kuptoj qasjet e dy gjykatësve. Nuk kam dëgjuar që dikush të bojkotojë punën e ndonjë gjykate ose të Gjykatës Kushtetues. Ata janë aty që të zgjidhin çështjet. Mund të votojnë “për” ose “kundër” megjithatë ajo që mu duk më shokuese dje është se nuk mund të pranohen vendime të një gjykatë njënacionale”, tha Gordana Siljanovska Davkova, Presidente. /Alsat.mk