Lajme

BDI: Kryeministri edhe një herë ka zgjedhur të ironizojë me shqetësimet legjitime të shqiptarëve

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 16, 2024, 07:12

BDI përmes një reagimi theksoi se kryeministri Mickoski edhe një herë ka zgjedhur të ironizojë me shqetësimet legjitime të shqiptarëve, duke manipuluar reagimin tonë si të ishte i lidhur me veprimet e fundit të policisë.

“E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe të gjithë e dinë se shqetësimet tona kanë të bëjnë me rrugën e rrezikshme që ka marrë qeveria. Veprimet e ministrit të Arsimit, ministrit të Administratës dhe kontrolli i Gjykatës Kushtetuese nga partia në pushtet pothuajse kanë gjymtuar Marrëveshjen e Ohrit”, thekson BDI.

Sipas tyre, kjo qasje përçarëse nuk është thjesht sulm ndaj shqiptarëve, por ndaj stabilitetit të vendit dhe vlerave të bashkëjetesës që kemi ndërtuar me shumë mund.

“Ftojmë kryeministrin të ndalojë manipulimet dhe të reflektojë mbi pasojat që këto politika të pamatura mund të kenë për të ardhmen e gjithë qytetarëve. Shqiptarët nuk do të qëndrojnë të heshtur përballë përpjekjeve për të degraduar Marrëveshjen e Ohrit dhe arritjet historike që ajo garanton”, thekson BDI.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin
IMG_3706
Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia