Lajme

A do jetë rasti i Grubit një gur i fortë për Ahmetin dhe BDI-në?

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 17, 2024, 09:12

Largimi i Artan Grubit nga Maqedonia në një udhëtim privat, por pa familjen e tij, me një automjet të huaj, me targa diplomatike të kujton mënyrën e arratisjes së Nikolla Gruevskit nga Maqedonia.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit tani po kontrollon pasurinë e tij. Të dhënat janë marrë nga institucionet dhe bankat kompetente në vend dhe analiza e tyre është duke u zhvilluar. Pas konstatimit të gjendjes faktike do të merret vendim në mbledhje publike. Mirëpo, rasti me veturën Audi A6 që u dogj para banesës së tij është hapur në vitin 2023 dhe deri më sot nuk dihej se cilat ishin gjetjet e atij rasti.

Sipas analistëve politikë, rasti i Grubit është një gur i rëndë në qafën e BDI-së. Tani që Grubi është nën hetim, nëse ai mbetet i padisponueshëm për organet kompetente, sigurisht që do të prekë BDI-në, e cila mbron verbalisht vettingun dhe betejën kundër korrupsionit dhe krimit.

BDI-ja deri dje pretendonte se shqetësimet e tyre nuk ishin për veprimet e policisë, por për drejtimin e rrezikshëm të qeverisë.
“Veprimet e ministrit të arsimit, ministrit të administratës dhe kontrolli i partisë mbi Gjykatën Kushtetuese e paralizoi pothuajse plotësisht Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Kjo qasje përçarëse nuk është vetëm sulm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj stabilitetit të shtetit dhe vlerave të bashkëjetesës, të cilat janë ndërtuar me shumë mund”, tha BDI, duke theksuar se shqiptarët nuk do të heshtin. përballë përpjekjeve për të degraduar Marrëveshjen e Ohrit. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3803
Pacientja në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup thotë se është sulmuar nga mjeku! MPB: Edhe mjeku thotë se e ka sulmuar pacientja
IMG_3801
Murtezani: Nga pala bullgare kanë ardhur mesazhe se janë të gatshëm për dialog
IMG_3794
Disa qen endacak e kanë ndjekur gjermanin në rrugën e Banjës në Tetovë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore
IMG_3792
Fronti Europian kërkon zgjedhje të parakohshme! Bexheti: VLEN të frikësuar, shërbëtorë ishin dhe të tillë mbesin!
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas