Në datën 20.12.2024, rreth orës 22:25, në Stacionin Policor të Tetovës janë ndaluar tre persona nga Struga: A.R. (23) dhe A.R. (43), si dhe G.V. (48) nga fshati Veleshtë. Personat u ndaluan pasi rreth orës 16:35, zyrtarët policorë të stacionit policor Kërçovë i arrestuan në bazë të një kallëzimi të mëparshëm nga A.N. nga Tetova, i cili raportoi se ata e kishin sulmuar fizikisht pranë stadiumit të qytetit në Tetovë.
Sipas raportimeve, gjatë sulmit, të dyshuarit përdorën sende druri dhe i morën çelësin e veturës viktimës. Aktualisht, rasti është duke u dokumentuar dhe do të ndiqen procedurat përkatëse për ndjekjen e tyre ligjore.