Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe masës së ftohtë ajrore nga veriu, nesër do të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë në zonat më të ulëta me reshje shiu dhe bore, ndërsa në zonat malore dhe më të larta me borë, njofton Administrata për Çështje Hidrometeorologjike.
Reshjet do të jenë më të shumta në pjesët perëndimore dhe ekstreme lindore (mbi 25l/m2), ku në male do të rritet mbulesa ekzistuese e borës, ndërsa në disa nga vendet e ulëta do të formohet mbulesë më e vogël e borës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore, ndërsa gjatë natës do të fryjë erë e fortë veriore (mbi 60 km/h).
Më pas deri të enjten do të mbajë mot pjesërisht i vranët, i ftohtë dhe me erë me reshje lokale kryesisht bore, sidomos ditën e mërkurë.
Në Shkup vranësira dhe të ftohtë me reshje shiu, ndërsa në pjesët më të larta të luginës reshjet do të kalojnë në borë, sidomos pasdite. Do të fryjë erë mesatare juglindore, ndërsa gjatë natës do të fryjë erë herë pas here e fortë veriore. E në tri ditët në vijim do të ketë kushte për borë, sidomos ditën e mërkurë.