Maqedoni

VLEN: Qeveria është fuqishëm e përkushtuar në agjendën e BE-së

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 27, 2024, 10:12

Koalicioni VLEN përmes një komunikate njofton opinionin se Qeveria e re, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane dhe se ajo po punon në mënyrë aktive për të përmbushur me dinjitet kushtet që do të dinamizojnë procesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

“Qeveria e re, në të cilën koalicioni VLEN është një partner i përgjegjshëm dhe aktiv, është thellësisht e përkushtuar ndaj agjendës evropiane. Ajo po punon në mënyrë aktive për të përmbushur me dinjitet kushtet që do të dinamizojnë procesin drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Ne, ministrat e VLEN-it, gjithmonë kemi demonstruar përkushtimin më të lartë ndaj integrimeve evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Afati gjashtëmujor nuk është vetëm një kornizë kohore, por një obligim që e kuptojmë dhe e respektojmë. Megjithatë, është e nevojshme të respektohen logjika politike dhe realiteti. A ka shumicë prej 2/3 në Kuvend pa deputetët e VMRO-DPMNE-së? Jo, nuk ka. Pikërisht këtu qëndron thelbi: integrimi kërkon bashkëpunim, maturi dhe përgjegjësi nga të gjitha subjektet politike. VLEN nuk i harron obligimet, por rikujtojmë se zgjidhja nuk mund të jetë e njëanshme. Qeveria ka plan të qartë, strategji dhe hapa veprues që ndërmerren çdo ditë. Mbështetja jonë, jo vetëm tani, por edhe në të kaluarën, ka shpëtuar procese kyçe. Me një hap të tillë siguruam fillimin e negociatave me BE-në. Apelojmë tek të gjithë faktorët shoqërorë, përfshirë partitë politike, të ndalojnë manipulimet e politike në kurriz të integrimeve evropiane. E ardhmja evropiane është mbi politikën e kalkulimeve të përditshme”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin
IMG_3706
Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia