Maqedoni

Kodra e Diellit e stërmbushur me turistë vendorë dhe të huaj

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 8, 2025, 03:01

Kodra e Diellit ditëve të fundit është e mbushur me turistë vendorë dhe të huaj. Dominojnë kryesisht turistët nga Shqipëria, Kosova, Kroacia dhe shtete të tjera të Evropës.

Por, sa i nevojiten një familje katër anëtarëshe, vetëm për bileta skijimi për një fundjavë?

Vetëm për bileta skijimi një ditore për një vikend, për një familje katër anëtarëshe, i duhen të paktën pesë mijë e ca denarë, por këto janë vetëm biletat e skijimin, ndërsa këtu futet edhe renti i skive dhe teshat, e veçmas, nga këto nevoja është edhe banimi. Për turistët nga Evropa, është shumë lirë, sepse atje çmimet janë tejet të larta, por si qëndron puna me turistët vendas dhe sa është i përballueshëm ky çmim.

Helena Saliu, turiste nga Kroacia thotë se për të çmimet janë tejet të lira sepse.

“Lirë është, shumë lirë në krahasim me Kroacinë. Nëse shkojmë qoftë në det në Kroaci shumë më shumë paguajmë se këtu, andaj shumë të kënaqur jemi me këto çmime. Nëse e llogarisim ski biletën e banimin, një person mund të kaloj me rreth 80 euro”, tha Helena Saliu, turiste Kroaci.

Por, ndryshe nga turistët e huaj, turistët vendas vështirë i përballojnë këto çmime. Për standardin dhe rrogat e Maqedonisë së Veriut, këto çmime thonë turistët janë tejet të larta.

“Çmimet nuk janë edhe aq të lira, dhe nuk mundësojnë të vish një javë, por maksimum mund të tolerosh dy apo tre ditë dhe dita llogaritet 250 euro, për katër anëtarë, duke futur biletat e skijimit dreka darka e tjera”, tha Faton Zylbehari, turist vendas.

Në Kodrën e Diellit kapacitetet hotelerike rezultojnë të mbushura deri në dhomën e fundit.

“Për momentin është i mbushur full hoteli deri në 13-14 janar. Ka mysafirë nga Kosova Shqipëria Evropa, por më tepër mysafirë nga Kosova dhe Shqipëria”, tha Ismen Halimi, pronar hoteli .

Dhoma e hotelit në Kodrën e Diellit, fillon nga 2500 denarë dhe më lartë, varësisht nga kërkesat dhe dëshirat, ndërsa për familje me më shumë anëtarë, në shërbim janë edhe vilat private./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
besa-trans
Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit
IMG_0539
Kasami mirëpret në Tetovë Mexhitin, diskutojnë çështje që lidhen me zhvillimin urban dhe mbrotjen e mjedisit
IMG_0534
Nuk ka termine të lira për rentgen as për pacientët me udhëzim urgjent
IMG_0529
Papa kritikon Izraelin, e quan të turpshme situatën në Gazë
IMG_0519
Memedi: Është rritur numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Klinikën e Fëmijëve
IMG_0493
Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave