Bota

Jo vetëm zjarre shkatërruese, nis vala e plaçkitjeve në Los Anxhelos

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 10, 2025, 05:01

Imazhe apokaliptike ka lënë pas zjarri në Los Anxhelos, pasi dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa mijëra hektarë tokë dhe shtëpi janë bërë shkrumb e hi. Ekspertët paralajmërojnë se zjarri nuk do të shuhet nëse moti nuk ndryshon, mirëpo, në mes të gjithë kësaj situate tragjike është shfaqur një fenomen shqetësues, pasi ka nga ata që plaçkitin rrënojat dhe shtëpitë e braktisura.

Sipas mediave grabitësit po hyjnë në shtëpi dhe rrëmbejnë gjithçka gjejnë përpara. Në fakt, siç është bërë e ditur, deri dje ishin bërë 20 arrestime nga autoritetet, por grabitësit janë shumë më tepër në numër, ndërsa vlen të theksohet se qindra-mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Siç raporton Newsweek, trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë po marrin pjesë në operacionin kundër grabitësve që po plaçkitin shtëpitë.

“Policia ushtarake e Gardës Kombëtare të Kalifornisë mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Ontarios për të ndihmuar në zbatimin e ligjit”, shkroi në ‘X’, Osint Defender.

Aktualisht është e paqartë se sa gjatë do të qëndrojnë Garda Kombëtare dhe forcat e tjera të sigurisë në Los Angeles, por banorët kanë frikë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Banorja e Los Anxhelosit, Alison Agsten tha për stacionin lokal të lajmeve KTLA: “Ne po shohim makina që parkojnë përpara shtëpive dhe burra që vrapojnë për të plaçkitur nëpër shtëpi.”

Madisen Keavy, një reporter i KCAL, tha gjithashtu: “Nga kamerat pamë tre burra me skuter që tentonin të hynin në shtëpi, por menjëherë u kthyen kur panë policinë.”

Sipas Daily Mail, të pasurit në Los Anxhelos kanë punësuar edhe kompani private sigurie për të mbrojtur shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet shpallën një shtetrrethim për të kontrolluar valën e plaçkitjeve.

Konkretisht, sipas Los Angeles Times, sherifi i kontesë së Los Angeles Robert Luna njoftoi të enjten disa masa për të rritur sigurinë në zonat që janë evakuuar për shkak të zjarreve shkatërruese.

“Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e Gardës Kombëtare të Kalifornisë për të dy zjarret”, tha Luna. Sherifi tha gjithashtu se agjencia po punon për të zbatuar një shtetrrethim që do të jetë në fuqi nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit. Sipas asaj që tha Sherifi, ndalimi i qarkullimit do të jetë patjetër në fuqi deri të premten mbrëma.

Kushdo që kapet duke shkelur shtetrrethimin mund të përballet me gjobë deri në 1000 dollarë ose deri në gjashtë muaj burg.

Mbikëqyrësja e Qarkut të Los Anxhelosit Kathryn Barger tha se shtetrrethimi nuk është bërë për të ndëshkuar banorët, por për të mbajtur zonën të sigurt siç kërkohet nga Këshilli i Qytetit Altadena.

Ajo tha gjithashtu se autoritetet arrestuan njerëz në zonat që janë evakuuar. “Turp për ata që po shfrytëzojnë banorët tanë në këtë kohë krize”, theksoi ajo.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale
IMG_3713
Fazliu: BDI ka ra keq, n’kanall! Nga Ahmetist u bënë Dellçevist!
IMG_3709
Murtezani në PE në takime me euro-deputetët Rojten dhe Tonin
IMG_3706
Ish hetuesi i krimeve të rënda dhe Avokati Muhamet Mujaj: Siguria dhe drejtësia