Maqedoni

Rruga në Vizbeg e gjitha me baltë nga shiu e bora

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 12, 2025, 02:01

Banorët e rrugës “Afrim Zhitia” në Vizbeg, kanë frikë të vijë vjeshta apo dimri. Me të rënë shi, lagja e tyre bëhet krejt baltë.

E tërë balta që shkelet me këmbë apo me veturë, futet pastaj në oborret e shtëpive. Banorët e kësaj lagje ankohen se komuna e Shuto Orizares për një kohë të gjatë nuk i merr në konsideratë kërkesat e tyre për të asfaltuar rrugën. Kjo lagje nuk kishte as kanalizim, por të njëjtën e bënë vetë duke investuar mbi 100 mijë euro.

“Sot me thënë jetoj në Shkup e nuk mund të del nga shtëpia prej baltës. Fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë, njerëzit nëpër puna. Veturat prej në baltë i fusim në oborr. Ne nuk e dimë se i kujt është ky problem a është i shtetit apo i komunës, kemi mbetur si pas dore. Fëmijët shkojnë me dy palë patika në shkollë, shkojnë me qese të najlonit i fusin në patika dhe i nxjerrin pastaj”, tha Fidaim Asllani – banor i Vizbegut.

“Vitin e kaluar nga kanalizimi kemi qenë edhe më keq se tani. Por në mënyrë vetanake, bashkëqytetarët e lagjes kemi marrë iniciativë, kemi tubuar të hollat dhe kemi bërë kanalizimin vet. Na ka kushtuar mbi 100 mijë euro, 120 mijë euro na ka kushtuar kanalizimi. Na kanë ofenduar, se ju jeni larg keni bërë shtëpi nëpër arra, nuk ka plan urbanistik. Dmth gjërat që duhet bërë vet komuna, s’mund ti bëjmë ne si qytetarë”, tha Ibish Amati – banor i Vizbegut.

“Marre ndoshta të them por në Bllacë, Brezë, Malinë e Tanushë janë rrugët e asfaltuara e këtu siç tha kolegu, 2 km prej qytetit mos me qenë rrugët e asfaltuara, pa kanalizim, pa rrymë, pa ujë të mjaftueshëm, turp, turp”, tha Jusuf Amati – banor i Vizbegut.

Nga komuna e Shuto Orizares thonë se për lagjen “Orizare e poshtme” nuk kanë qëndruar duarkryq por që katër vite janë në pritje të përgatitjes së planit urbanistik nga ana e Agjencisë për Planifikim të Hapësirës. Propozim plani thonë se është gati, dhe komuna e Shuto Orizares ka dhënë vërejtjet e saja. Në pritje janë për planin përfundimtar sepse pa të, nuk guxojnë të intervenojnë as në kanalizim e as në asfaltim.

“Do të zgjasë edhe së paku gjashtë muaj deri një vit varësisht. Planet detaje zakonisht zgjasin më tepër se 3 vite gjithmonë kur sillen sepse jeton numër i madh i banorëve, nuk ka qenë e urbanizuar, gjithsecili ka ndërtuar ku ka gjetur. Me ligj duhej të legalizohen, patjetër më duhet t’u jap legalizim por atje momentalisht atje udhëhiqet si tokë bujqësore. Tani duhet të adaptohemi sipas ndërtimeve dhe kjo është pak e vështirë”, tha Kurto Dudush – Kryetar i Shuto Orizares.

Për t’u bërë këto banorë me asfalt të ri, do të duhet të presin së paku edhe 3 vjet. Siç tha Dudush, përgatitja e planit urbanistik nuk është procedura e vetme por aty vërejtje kanë të drejtë të japin edhe Ministria e Transportit, MEPSO, Qyteti i Shkupit por edhe vet banorët. Për banorët, shumë shpejtë pritet të hapet anketë publike nga ana e komunës./Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike